MARTANESH - Shembja e një masivi dheu në galerinë e minierës së Martaneshit në rrethin e Matit ka shkaktuar vdekjen e një minatori dhe plagosjen e kolegut tij.
Mësohet se viktima është minatori Murat Kaceli, ndërsa i plagosur ka mbetur Abdullah Hoti, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Viktima dhe i plagosuri po punonin në brendësi të galerive, kur në mënyrë të papritur janë zënë poshtë nga një masiv gurësh të shembur, ku si pasojë, 51 vjecari Kaceli gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa Abdullah Hoti arrti të shpëtonte. Kolegët e dërguan menjëherë drejt spitalit të Bulqizës, ku mësohet nga bluzat e bardha se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Galeria ku punonin minatorët shfrytëzohej nga një kompani private, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar më tej mbi këtë situatë.
(eb/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com