BURREL- Shënohet një tjetër tragjedi në galeritë e minierave në komunen Martanesh në Burrel. Një teknik miniere ka mbetur i vdekur, pasi u zu poshtë nga një masiv dheu në thellësitë e galerisë numër 28 te nje kompanie private.
 
Ngjarja e rëndë u shënua dje rreth orës 12, ku mbeti i vdekur në vend tekniku i minierave Gani Hani, 54 vjec, nga Klosi i rrethit të Matit. 

Sipas burimeve nga policia e Dibrës, mësohet se 54 vjecari Hani ka qenë duke kontrolluar një front pune, me qëllim sigurimin e minatorëve që do të punonin për nxjerrjen e miniraleve dhe për të shmangur aksidentet e mundshme. 

Ai ishte i shoqëruar edhe nga një tjetër teknik, por fatmirësisht ky i fundit ka qenë rreth 3 metra larg vendit ku u shkëput masivi i dheut, qw i shkaktoi vdekjen 54 vjecarit, Gani Hani, por kolegu I tij nuk ka pesuar lendime.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes bashkë me grupin e inspektimit të punës dhe po punojnë për shkaqet e ngjarjes. 

Dyshohet se 30 minuta para ngjarjes disa metra larg vendit ku humbi jetën tekniku i minierave ka patur një shpërthim me tritol për të hapur fronte të reja pune, por policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)