MARTANESH- Një minator është zënë poshtë nga masivi shkëmbor një galeri kromi në Martanesh paraditen e sotme. Minatori 63 vjeçar është nxjerrë nga galeria në gjëndje të rëndë dhe është dërguar në qendrën shëndetësore të Martaneshit.
Mjekët thonë se Gani Doçi kishte mbërritur në me fraktura të rënda në këmbë, krahë dhe në shtyllën kurrizore. Ai kishte humbur jetën gjatë kohës kur po transportohej nga Martaneshi, drejt spitalit të Bulqizës.
Rreth orës 08:30, 63-vjeçari po punonte në galeri kur është zënë poshtë nga masivi i gurëve. Shokët kishin tentuar t'i vinin në ndihmë duke e ndihmuar ta nxjerrin jashtë minierës. Minatorët thonë se nëse mund të ishte ndërhyrë më shpejt 61 vjeçari mund të kishte shpëtuar ndërkohë që ambulancës i është dashur 2 orë e 30 minuta për të mbërritur në qendrën shëndetësore.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com