Martesat gay, At Nikolla Marku
kundër: Totozani të mbrojë kishën

Martesat gay, At Nikolla Marku<br />kundër: Totozani të mbrojë kishën
ELBASAN - At Nikolla Marku, prifti i kishës Autoqefale Shën Maria shprehet kundër pr/ligjit për legalizimin e martesave gay.  Në një prononcim për median At Nikolla Marku thotë se është e ndaluar rreptësisht martesa brenda gjinisë.

Ai i bën thirrje Parlamentit të mos e miratojë pr/ligjin ndërsa për Avokatin e Popullit thotë se ka shumë probleme të tjera për të zgjidhur. Prifti i kishës Autoqefale Shën Maria duke i kujtuar se ai mund të mbrojë në gjykatë kishën ortodokse të uzurpuar nga grekët dhe Janullatosi. 


"Kisha Ortodokse e pavarur Kombëtare Shqiptare ndalon rreptësisht martesat brenda të njëjtës gjini. Martesa është e shenjtë për Kishën sepse lidh dy sekse të kundërta në dashuri për krijimin e familjes. Cdo lloj marrëdhënie heretike apo seksuale brenda të njëjtës gjini për ne ortodoksët dhe shqiptarët si komb është e neveritshme, e dënueshme në mënyrë absolute. Cdokush që vuan nga një sëmundje e tillë si orientimi seksual i devijuar ka nevojë për mjekim tek psikologu dhe psikiatri. Por, gjithashtu kisha është kundër çdo lloj bashkëjetese që ka në thelb marrëdhënia seksuale të të njëjtit seks. Cdo qënie e gjallë respekton lidhjen me seks të kundërt. Ndërsa për njeriun si qënie më e lartë dhe e përgjegjshme është absurde dhe mëkat lidhja seksule mes të njëjtit seks. Është injorancë dhe vetshkatërrim i virtytit të njeriut. Avokati i Popullit Igli Totozani ka shumë probleme për të zgjidhur. Le të mbrojë në gjykatë kishën Ortodokse nga uzurpatorët grekë me në krye Janullatosin, i cili vërdalliset në Shqipëri si murtajë e zezë.

Avokati i Popullit duhet të dijë se partitë parlamentare nuk kanë në programet e tyre martesat gay apo bashkëjetesat e turpshme kështu që duhet të respektojë Parlamentin që e zgjodhi. Avokati të mos marrë kurrë përsipër  inisiativë të turpshme sepse do të mbetet në historinë e këtij populli si njeriu që kërkoi të bëjë ligj një ndër mëkatet më të ndyra të njerëzimit. I bëj thirrje Parlamentit të Shqipërisë të mos miratojë një ligj që thyen familjet shqiptare por dhe besimet fetare që ekzistojnë në Shqipëri. Ministria e Arsimit të trajtojë në tekstet shkollore si sëmundje të rëndë psikologjike dhe mendore apo edhe reagim hakmarrës për të bërë me turp persona të caktuar të familjes duke bërë sjellje që i kanë si bazë devijmet seksuale.

Ne duhet të mbrojmë familjet dhe fëmijët nga sjelljet rreptësisht të ndaluara nga shkrimet e shenjta të çdo besimi. Tekstet  shkollore duhet të mbrojnë me forcë edukimin e shëndoshë dhe të drejtë përsa i takon kulturës, domosdoshmërisë së martesës së drejtë ndërmjet një mashkulli dhe një femre. Si ortodoks dënojmë këtë fushatë të organizuar kundër familjes shqiptare dhe besimeve fetare. Spekullojnë dhe gënjejnë ata që kërkojnë të mbrojnë të sëmurët të cilët kërkojnë martesa brenda të njëjtës gjini. Këta ngjarje ndodhin sa herë që Shqipëria i afrohet Bashkimit Evropian. E theksoj, BE nuk është bashkimi i martesave gay. Kush e paraqet si kusht gënjen, spekullon dhe paguhet nga njerëz të sëmurë. Uroj që AP Igli Totozani të mos jetë ai në një bashkëjetesë apo martesë gay meqënëse e paska shumë shqetësim. Në rast se ky avokat ka familje, atëherë le ti orientojë fëmijët e tij drejt një martese të turpshme ashtu sic kërkon të bëjë dhe ligjin për martesat gay në kodin e familjes shqiptare. Deputetët e Parlamentit në rast se miratojnë një ligj të tillë, atëherë t'ju a shpjegojnë dhe fëmijëve të tyre, bashkëshortëve dhe bashkëshorteve. Faleminderit", u shpreh At Nikolla Marku.
 

Pak ditë më parë Avokati i Popullit deklaroi se shumë shpejt do i propozonte një pr/ligj parlamentit për legalizimin e martesave mes të njëjtës gjini.


(sg/v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Shifra rekord/ Gushti i nxehtë ‘dogji’ 27.7 mln euro për të blerë energji, KESH importoi 210 mijë megavat

Shifra rekord/ Gushti i nxehtë ‘dogji’ 27.7 mln euro për të blerë energji, KESH importoi 210 mijë megavat