Martesë nën zhurmën e bombardimeve, çifti ukrainas kalon muajin e mjaltit duke mbrojtur atdheun! Nusja ‘hedh’ fustanin e bardhë dhe vesh uniformën ushtarake

Martesë nën zhurmën e bombardimeve, çifti ukrainas kalon muajin e mjaltit duke mbrojtur atdheun! Nusja ‘hedh’ fustanin e bardhë dhe vesh uniformën ushtarake

Yaryna Arieva dhe Sviatoslav Fursin, u martuan nën zhurmën e bombardimeve, ndërsa disa orë më vonë pasi kurorëzuan dashurinë e tyre, morën armët dhe dolën në terren për të luftuar për atdheun e tyre, Ukrainën.

Çifti u fotografua fillimisht në ceremoninë tradicionale të martesës së tyre dhe më pas...vjen kontrasti. Ajo hoqi fustanin e bardhë dhe ai kostumin e zi dhe veshën uniformën ukrainase të luftës për mbrojtur tokën e tyre.

Të veshur me xhaketa kamuflazhi dhe duke mbajtur armë në dorë, çifti në një intervistë për CNN kanë thënë se muajin e tyre të mjaltit po e kalonin duke luftuar kundër trupave ruse që pushtuan atdheun e tyre.


Lajmi kryesor:

Nata e 6 e luftës, Kievi i rrethuar! Protesta kundër Putinit në të gjithë Evropën! BE 'Ok' përjashtimit të 7 bankave ruse nga sistemi SWIFT, shpëton vetëm Gazprombank


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024