Martin Shkreli 'shqiptari më i dashur'
këtë herë lufta është me 50 Cent

Martin Shkreli 'shqiptari më i dashur'<br />këtë herë lufta është me 50 Cent
Martin Shkreli ka dhuruar 10,000 dollarë për fëmijët autikë, menjëherë pas skandalit të 50 Cent. Reperi ka publikuar një video në rrjete sociale ku shfaqet duke u tallur me një punonjës në aeroport, i cili siç u mësua më vonë nga një deklaratë e njerkut të tij, vuan nga autizmi dhe sindroma Aspereger.

Familja e Andrew Farrell hodhi në gjyq këngëtarin dhe kanë kërkuar 10,000 dollarë dëmshpërblim, por deri tani kanë marrë vetëm keqardhjen dhe një kërkesë për falje. Burime për TMZ thonë se Shkreli u lidh shumë emocionalisht me këtë histori, pasi ai ka miq të ngushtë dhe një pjesëtar të familjes që vuajnë nga kjo sëmundje.

Shkreli rrëfeu se kompanitë e tij janë duke punuar për të zhvilluar mjekime të reja, shumë të nevojshme për trajtimin e kësaj sëmundjeje. Avokati i familjes Farrell tha se Shkreli u ofrua të dhuronte paratë ‘në dorë’, por ata vendosën të krijojnë një fushatë ‘GoFundMe’, në të cilën Shkreli i fton të gjithë të kontribuojnë.

Një sjellje e tillë sidoqoftë nuk e ndihmon Shkrelin me çështjen e tij gjyqësore, ku ai ende po përballet me disa akuza.
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?