Më në fund Oliver Martinez konfirmoi zërat për një fejesë të tij me aktoren Halle Berry. “Është gjithçka e vërtetë. Jemi fejuar”, ka thënë Martinez për gazetën ‘Miami Herald’. Momentalisht ai ndodhet në Miami për të inaguruar restorantin e tij të ri Villa Azur. Dy aktorët janë njohur gjatë xhirimeve të filmit ‘Dark Tide’. Berry ka një vajzë 4-vjeçare si dhe është martuar dy herë me parë.(xh.k/shqiptarja.com)