Martinez: Emigrantët personazhe
në imagjinatën e Don Kishotit

Martinez: Emigrantët personazhe<br />në imagjinatën e Don Kishotit
Shkrimtarja spanjolle Raquel Martinez e ftuar nga Botimet Toena dhe Ambasada Spanjolle, ka prezantuar dje romanin e saj përkthyer në gjuhën shqipe “Hije të Njëbrirëshit” në Muzeun Kombëtar.
 
Rakel Martinez do të zhvillojë edhe sot gjatë ditës bashkëbisedime letrare dhe diskutime me studentët. Ky organizim bëhet në kuadër të Javës së Kulturës Spanjolle që përkon me përvjetorin e vdekjes së Servantesit, më 23 prill.

Libri flet për vështirësitë e jetës së emigrantëve. Të mbetet në mendje pohimi i Martinez se personazhet e Servantesit kanë lindur shumë kohë më parë në imagjinatën e Don Kishotit -Dhe ata janë emigrantët e sotëm.

Ashtu si personazhet e librit tim kishin një ëndërr evropiane që të shkonin në Madrid në kërkim të një jete më të mirë dhe në kërkim të identitetit të tyre të njëjtën ëndërr, një ëndërr amerikane kishte edhe Servantesi” tha autorja.

Bashkëbiesedimi ka vijuar me vlerësime për librin dhe diskutime.

Libri Hije të njëbrirëshi është një libër që sapo ta marrësh të kërkon që ta çosh deri në fund. Ky është një tregues shumë i madh e çka është më e bukura ka të bëjë me faktin se një letërsi është e bukur kur arrin të të mbajë të mbërthyer nga faqja e parë deri në faqen më të fundit” thanë të pranishmit.

Rakel Martinez foli edhe për problemet e mjedisit dhe të korrupsionit në Spanjë që ndikojnë edhe në temat e librave të saj.

martinez
martinez

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri