Prindërit e Martin Canit, i cili humbi jetën pak kohë më parë në ngjarjen e rëndë pranë shkollës “Fan Noli” i janë drejtuar me një letër ambasadës së SHBA në Tiranë.
Letra e familjes Cani u është drejtuar për dijeni edhe institucioneve shqiptare.
Prindërit i kanë dërguar një letër ambasadës amerikane ku i kërkojnë të ndjekë veprimet e institucioneve ligjzbatuese shqiptare që të zbardhin ngjarjen plotësisht, “e të vënë para drejtësisë, të gjithë ata që janë përfshirë në krim të drejtpërdrejtë dhe ata që janë në mbrojtje të krimit”, - siç theksohet në letër.
Ata e quajnë vrasje të dytë të Martinit, që prej 3 javësh askush nuk ka marrë përgjegjësi e të japë dorëheqje për thyerjen e sigurisë në shkollë dhe akuzojnë se ngjarja nuk po zbardhet qëllimisht, për të shpëtuar fajtorët.
Martin Cani, 14 vjeç, humbi jetën më datë 18 nëntor 2024 pak metra larg shkollës “Fan Noli”, ku studionte gjatë sherrit me të dyshuarin M.P. Gjatë sherrit mbeti i plagosur edhe shoku i tij 14-vjeç, L.M i cili është larguar në Itali për mjekim të specializuar.
Ndërkohë sot Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë la në 'arrest me burg' autorin e dyshuar që akuzohet për 'vrasje e kryer në rrethana cilësuese", të parashikuar nga neni 79 shkronja “a” të Kodit Penal. Avokati kërkoi masë me të lehtë me argumentin se i mituri e kreu vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes.
Letra e plotë:
Meqë po ju drejtohemi juve, jemi Angel dhe Florina Cani, prindërit djaloshit 14-vjeçar Martin Cani, që prej 3 javësh mungon në vatrën tonë familjare, pasi u vra në kohën kur ne besonim që e kishim të sigurt në shkollë, institucion që administrohet nga shteti shqiptar.
Ka mbi dy javë që po përjetojmë si një vrasje të dytë të Martinit, papërgjegjshmërinë e sjelljes së disa institucioneve shqiptare, për faktin që askush prej tyre nuk po merr përgjegjësi e të japë dorëheqje për shkak të paaftësisë së tyre që na shkaktuan humbjen e djalit. Dhe më e pabesueshme dhe e pafalshmja është që po na vrasin dhe neve si prindër si dhe Henrin, vëllanë e Martinit me tentativën për të tjetërsuar e manipuluar, duke mos e zbardhur ngjarjen qëllimisht, vetëm e vetëm për të shpëtuar fajtorët, të cilët ndryshe nga Martini jetojnë mbi Dhe. E them këtë nisur nga informacionet që njerëzit përkrah meje kanë. Diskutimet dhe debatet që po bëhen nëpër studio televizive nga gazetarë të kronikës, prokurorë, avokatë, dhe ish-punonjës policie. Si dhe i frikësohemi edhe mënyrës sesi ka ndodhur në tragjedi të tjera ku autorët janë ndihmuar t’i shpëtojnë ndëshkimit.
Zonja Nancy!
Kam besim te ju si nëna e një djalit të mrekullueshëm dhe si përfaqësuesja e një Kombi që ka të shenjtë drejtësinë.
Ju lutem më ndihmoni duke ndjekur me seriozitet sjelljen dhe veprimet e institucioneve ligjzbatuese shqiptare që të zbardhin ngjarjen plotësisht, e të vënë para drejtësisë, të gjithë ata që janë përfshirë në krim të drejtpërdrejtë dhe ata që janë në mbrojtje të krimit.
Ne e dimë që Martini nuk kthehet më në këtë jetë mes nesh, por të paktën drejtësia mbi ata që më vranë dhe po më rivrasin djalin, do na japë mundësinë të jemi më të qetë e të fokusohemi të Henri, vëllai i Martinit, i cili nuk e di që Martini, nuk e sheh më, nuk e puth më, e nuk fle me të, si deri para 3 javësh.
Kam besim të Ju.
Me respekt e dhimbje në Shpirt
Angel e Florina Cani
Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për masën e sigurisë “arrest në burg” për 14 vjeçarin, e arrestuar si autor të dyshuar i vrasjes së Martin Canit.
Martin Cani, 14 vjeç, humbi jetën më datë 18 nëntor 2024 pak metra larg shkollës “Fan Noli”, ku studionte gjatë sherrit me të dyshuarin M.P. Gjatë sherrit mbeti i plagosur edhe shoku i tij 14-vjeç, L.M i cili është larguar në Itali për mjekim të specializuar.
Njoftimi i Gjykates se Apelit
Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin si të ligjshëm të "arrestimit në flagrancë" dhe caktimin e masës së sigurimit "arrest në burg", parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj te miturit ne konflikt me ligjin shtetasin “….”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Vrasje e kryer në rrethana cilësuese", të parashikuar nga neni 79 shkronja “a” të Kodit Penal.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr….. datë 22.11.2024, ka vendosur:
-Vlerësimin si të ligjshëm të "arrestimit në flagrancë" ndaj shtetasit të mitur në konflikt me ligjin “....”
-Caktimin e mases së sigurimit "arrest në burg", parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit të mitur ne konflikt me ligjin “....”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Vrasje e kryer në rrethana cilesuese", të parashikuar nga neni 79 shkronja “a” të Kodit Penal.
-Ngarkohet Policia Gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
-Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshem.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasin me iniciale “…”.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 17.12.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali, vendosi:
- Miratimin e vendimit nr…., datë 22.11.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Me vjen keq qe me duhet te komentoj ne lidhje me kete ngjarje, por e shoh te arsyeshme qe denimin e pare duhet ta marre personi qe e ka kryer,edhe pse eshte i mitur. Ose te jete opsionale qe denimin ta vuaj njeri nga prinderit. Pastaj pergjegjesit e tjere, jane te rendesishem, por jane afatgjate. Dmth fillon qe te edukimi yne si shoqeri pa vlera. Kemi gabuar si koncept figuren e mesuesit. Duke u kujdesur te ruajme te drejtat e njeriut dhe te femijeve, kemi shkelur ato te mesuesit, dhe Ja ku gjendemi sot. Ne nje shoqeri pa vlera. E gjitha kjo eshte fryme. Nese ne do vazhdojme te kultivojme tek femijet qe ti ke te drejta dhe nuk guxon asnje mesues te te bertase, ketu kemi filluar degradimin e shoqerise. Sepse femija e percepton si superioritet kundrejt mesuesit
PërgjigjuCohuni o popull mizor, dilni ne mbrojte te ketij djali. A keni shpirt, a keni dinjitet?! Mund t’ju ndodh ju ne familjet tuaja!!! Sdo keni dere ku te perplaseni se gjithmone nje i forte do ju mbylli gojen!! Nqs nuk protestoni as per drejtesine ndaj nje femije, per cfare tjeter?!
Përgjigju"E them këtë nisur nga informacionet që njerëzit përkrah meje kanë. Diskutimet dhe debatet që po bëhen nëpër studio televizive nga gazetarë të kronikës, prokurorë, avokatë, dhe ish-punonjës policie." Po te citoj kete pjese te letres me lart ku tregon qarte qe keta prinder te gjore po perdoren mizorisht nga opozita me ato qe u peshperisin neper vesh dhe neper televizione. Autori eshte ne arrest dhe po hetoet e gjykohet, nuk ka cfare me teper te beje shteti dhe policia. Qeveria nderrmori masa te tjera per shkollat, por dihet qe keto problematika nuk rregullohen me nje te rene te sustes, duhet nje bashkepunim i te gjitheve.
Po cohu ti i pari mo pjese e popullit “mizor”.