Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
113/2
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
66.4%
-
Edi Ramën
28.1%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 5120
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Protesta e opozitës, hyrjet e godinës së kryeministrisë mbulohen me veshje metalike
7 Tetor, 10:08
-
Protesta e opozitës, PD i kërkon 4 orë leje policisë, asnjë detaj për itinerarin
7 Tetor, 10:06
-
Nisja e vitit të ri akademik, Rama: Suksese atyre që ulen për herë të parë në auditore
7 Tetor, 09:56
-
1 vit nga sulmet e Hamasit në Izrael, më shumë se 1200 njerëz të vrarë! Familjet përkujtojnë viktimat
7 Tetor, 09:52
-
Dëmtimi në Champions League/ Gjimshiti humbet dy ndeshjet e Shqipërisë në Nations League, Sylvinho nuk do të thërrasë lojtar tjetër
7 Tetor, 09:50
-
Spanjë/ Vritet shqiptari me armë zjarri në Girona, u gjet në dyert e spitalit me plagë në kokë! Dyshohet të ketë lidhje me tregtinë e kanabisit
7 Tetor, 09:40
-
Namir Lapardhaja: Sikur Berisha të mos kishte ‘Mizën nën Kësulë’
7 Tetor, 09:31
-
1 vit nga sulmi i Hamasit në Izrael, Igli Hasani: Palët të punojnë për një zgjidhje që garanton paqe! Lirim i pengjeve
7 Tetor, 09:25
-
Dy të arrestuar në Durrës, po lëviznin me pistoletë e thikë në makinë (EMRAT)
7 Tetor, 09:10
-
E rëndë në Itali/ Vritet shqiptari 37 vjeçar me plumb në kokë në Pisa (EMRI)
7 Tetor, 09:05
-
Kampionati Europian i Parashutizmit, finalistë nga 25 vende garojnë në Gjirokastër
7 Tetor, 08:50
-
Studentët e Fakultetit Ekonomik e nisin vitin akademik me bojkot! Dënojnë sulmin ndaj pedagoges Liljana Billa nga kolegu i tij në korrik: Larg dhuna nga tempulli i dijes
7 Tetor, 08:45