Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
162/2
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
14.1%
-
Jo
82.5%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5295
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Shqiptari me precedentë penalë kapet duke shitur drogë në rrugë! I gjenden rreth 200 gramë kokainë dhe 1500 euro cash
11 Tetor, 15:59
-
Juventusi ndjek nga afër Ardian Ismajlin, e pranon edhe trajner: Gati për një klub të madh
11 Tetor, 15:57
-
Përurohet shkolla 9-vjeçare ‘Musine Kokalari’ në Kombinat, kapacitet për 750 nxënës
11 Tetor, 15:55
-
Admirali i NATO-s: Veprimet e njëanshme jashtë dialogut Kosovë-Serbi përshkallëzojnë tensionet
11 Tetor, 15:48
-
FORMACIONI/ Sylvinho ‘skicon’ titullarët mes mungesave, statistikat e Çeki – Shqipëri! Praga i sjell fat tanëve, Kombëtarja zbret sot në fushë
11 Tetor, 15:47
-
Lufta/ Sulme të tjera izraelite ndaj bazave të UNIFIL, 2 ‘kaska blu’ të plagosura! 22 të vdekur në Bejrut, IDF: Vramë kreun e njësisë raketore të Hezbollah
11 Tetor, 15:26
-
Tre shenjat e horoskopit që duan të jetojnë vetëm në luks
11 Tetor, 15:19
-
‘Ali Demi’ kthehet në burg të hapur, Fehmi Sufaj për Report Tv: Të burgosurit do vuajnë dënimin sipas një plani! S' ka mbipopullime
11 Tetor, 15:01
-
‘Borxh për të larë borxhet’, Ministria e Financave nis procedurat për eurobondin e ri 600 mln € në vitin 2025
11 Tetor, 14:56
-
Basha takon kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Respektimi i plotë i të drejtave të shqiptarëve rruga e sigurtë e përparimit europian
11 Tetor, 14:55
-
Batuta dhe vlerësime, Orban: Kemi të ftuar një artist të politikës! Rama: Jo vetëm turistë por kemi patur dhe mbretëreshë nga Hungaria
11 Tetor, 14:50
-
I kërkuar për trafik kokaine, Princ Dobroshi do të ekstradohet në Gjermani! Gjykata e Lartë i refuzon rekursin 'Peshkaqenit'
11 Tetor, 14:36