Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
91/2
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39%
-
Të gabuar
55.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 6316
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Edlir Tetova me mungesa në Korçë, trajneri i Egnatias: Luhatjet janë normale, pres ndeshje të bukur
5 Tetor, 13:05
-
Pukë/ I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Morinë 33-vjeçari! Po tentonte të hynte në vend
5 Tetor, 12:51
-
Lufta/ Libani lëshon mbi 200 raketa kundër Izraelit! Ushtria izraelite vret liderin e Hamasit
5 Tetor, 12:42
-
Durrës, qarku ku mund të shtohet një mandat parlamentar
5 Tetor, 12:41
-
'Më bëni çfarë të doni!' Dogji gruan me benzinë, 45 vjeçari pendohet në gjykatën e Korçës: E di që kam bërë gabim
5 Tetor, 12:28
-
Përmbytjet në Vlorë, meteorologia: Reshje shumë intensive, në vlerat 184.2 mm brenda 6 orëve! Situata e vështirë kaloi
5 Tetor, 12:25
-
Superliga/ Laçi ‘buzë greminës’, Dinamo e mposht 2-1 dhe merr kreun! Sot dy ndeshje në program
5 Tetor, 12:25
-
PAMJET/ Vlora nën ujë, Forcat e ushtrisë pastrojnë zonën historike 'Muradie'
5 Tetor, 12:10
-
VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut, në Vlorë përmbytet edhe stadiumi 'Flamurtari'! Uji 'pushton' dhomat e lojtarëve
5 Tetor, 12:09
-
E reja e Rugovës kritika qeverisë së Kosovës: S’duhet të prishim raportet me ndërkombëtarët! Rama: Shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse s’kemi miq të mëdhenj
5 Tetor, 11:58
-
Përmbytjet në Vlorë/ Biznesi nën ujë, pronari: Dëmi shkon deri në 6 milionë! Ju jeni të parët që vini, asnjë s'ka ardhur
5 Tetor, 11:52
-
Paul Pogba fiton betejën ligjore, CAS e kthen në fushë: Makthi mbaroi
5 Tetor, 11:35