Martohen Marina dhe Getoar,
zbulohet data, detaje nga dasma

Martohen Marina dhe Getoar,<br />zbulohet data, detaje nga dasma
Dasma përrallore e Orindës dhe Turit mesa duket i la radhë një çifti tjetër të showbizit shqiptar.

Një çift karizmatik dhe që ngjall shumë interes dhe kuriozitet për publikun janë Marina Vjollca dhe Getoar Selimi.

Ata kanë 2 vite lidhje së bashku dhe shumë shpejt do i japin fund beqarisë, në një dasëm që pritet të vijë së shpejti.

Është përfolur shumë rreth  dasmës së tyre, por ata kanë mbajtur sekret çdo detaj deri në ditën e ceremonisë së madhe.

Nëse deri më tani i kemi marrë si thashetheme çdo informacion që ka qarkulluar në lidhje me dasmën e tyre, tani më mediat kosovare pohojnë se Marina dhe Getoar do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë, në datën 10 shtator.

Sipas mediave kosovare, dasma do mbahet në Prishtinë dhe do jenë rreth 250 të ftuar.

Në lidhje me ceremoninë, mendohet se çifti preferojnë tradicionalen, ku dhëndri merr nusen ditën e djelë.

Deri me datë 10 shtator, do presim për detaje të tjera në lidhje me kororëzimin e dashurisë së tyre në martesë, dasëm e cila nga pritshmëritë, mund të jetë dasma e vitit.

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)