Ylli i “Backstreet Boys” Nic Carter ka kurorëzuar në martesë marëdhënien me të fejuarën e tij Lauren Kitt ditën e djeshme.

34 vjeçari ka ndarë momentin më të rëndësishëm të jetës me miq dhe njerëz të afërm, por pa vëllain e tij më të vogël Aaron Carter.

Ceremonia u mbajt në Santa Barbara në Kaliforni. Reperi Steve Honing ka deklaruar për RumourFix se Aaron-it i është dashur të jetë me patjetër në paradën e Cherry Bolssom në Washington.

“Edhe pse ai u mundua shumë herë që të ndryshonte planet për të qenë në dasmën e të vëllait nuk ia arriti dot, pasi avioni me të cilin udhëtonte ai ka pasur disa probleme teknike”.

Më tej ai siguroi se Aaron i kishte planifikuar këto gjëra para se të merte vesh datën e dasmës së vëllait Nick dhe se mes tyre nuk ka asnjë marrëveshje, siç mund të aludohet.

nick carter

Pavarsisht kësaj çdo gjë është realizuar ashtu siç ishte planifikuar, Nick dhe Lauren janë betuar para dëshmitarëve të pranishëm dhe kanë shkëmbyer puthjen e rastit.

Lauren u shfaq me një fustan të bardhë të ngjitur pas trupit, ndërsa Nic mjaft elegant me kostum të zi.

(b.t/shqiptarja.com)