Këngëtarja irlandeze Sinead O’Connor është martuar për të katërtën herë. Pas një apeli që kishte bërë në blogun e saj, në muajin gusht, për kërkimin e një mashkulli duket se këngëtarja e ka gjetur. Është martuar në Las Vegas në një dasëm jo konvencionale ulur në sedilen e pasme të një kadillaku roz së bashku me bashkëshortin e ri Barry Herridge. Nusja kishte veshur një fustan të hapur ngjyrë rozë ku viheshin në dukje gjithë tatuazhet e saj. Dëshmitarë thonë se është prekur nga ceremonia ndonëse nuk ishte hera e parë që ajo kurorëzohej në martesë. Fill pas dasmës të pranishmit dhe vetë bashkëshorti i ri i kanë kënduar Sinead O’Connor këngën e ditëlindjes pasi këgëtarja kishte vendosur që dita e dasmës së saj do të përkonte me ditëlindjen.
/Shqiptarja.com








