Marubi / Çelet Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Të Drejtat e Njeriut

/ ATSH / Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Të Drejtat e Njeriut çeli gjatë mbrëmjes e te henes siparin e edicionit të X-të në ambjentet e Akademisë se Filmit dhe Multimedias Marubi.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin mjaft personalitete të trupit diplomatikë, si dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Nga data 21 deri në 26 shtator në Akademinë e Filmit Marubi pjesë e programit do të jenë 44 filma, ku tematika e filmave të përzgjedhur lidhet edhe me shqetësimet aktuale të shoqërisë shqiptare.
10 filma britanikë me metrazh të shkurtër, që përkojnë  me tematikën e këtij festivali, filma dokumentarë mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe mjaft të tjerë që flasin për krimet që kanosin sot botën, do të shoqërohen edhe me forumet që do të zhvillohen mbi temat e ndryshme gjatë ditëve të festivalit.
Ambasadori Amerikan Donald Lu
Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Të Drejtat e Njeriut në këtë edicion të X-të vjen në patronazhin e ambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili gjatë fjlaës së hapjes u shpreh se "Filmi si të gjitha format e rëfimit është një mënyrë dramatike që ne si qytetarë të zakonshme të përjetojmë emocionet e fuqishëm të të drejtave themelore të njeriut".
"Filmat më të mirë kinematografike, vijoi ambasadori Lu, na shpien në një mjedis të ri ndërsa na kujtojnë përvojat tona universale si qënie njerëzore".
Pas ambasadorit Lu, fjalën e mori zëvendësambasadori i prezencës së OSBE, Roberton Wilton, i cili u shpreh se "Mbrojtja e vërtetë e të drejtave të njeriut shkon përtej ligjeve politike dhe prek realitetin e cdo individi".
Zëvendës ambasadori i prezencës së OSBE, Roberton Wilton
25 vite më parë realiteti në Shqipëri ishte shumë më ndryshe dhe populli shqiptar kishte filluar të vetëclirohej nga një pushtet që shkeli të drejtat e njeriut, shtoi Wilson.
"Duhet të reflektojmë për kapacietetin tone individualisht e kolektivisht për t'i dhënë fund shkeljeve të drejtave të njeriut e për të ndërtuar një ardhme më të mirë dhe mbrotja e të drejtave përbën një vlerë themelore të përbashkët vetëm me anë të partneritetit dhe dialogut", vijoi Wilton.
"Ja pse OSBE pranoi me kënaqësi për të marrë ftesën e festivalit të filmit për të drejtat e njeriut dhe ne inkurajojmë institucionet që të luajnë një rol aktiv në trajtimin e të kaluarës".
Para 10 vjetësh, Akademia  e Filmit Marubi mori një hap të rëndësishem për të organizuar këtë festival për të promovuar një Shqipëri ndryshe, të përkushtuar për kauzën e të drejtave të njeriut.
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj
Ndërkohë, kyetari i bashkisë Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e tijë pasi shprehu kenaqesine që e bashkoi atë me ambasadorët në këtë nismë, u shpreh se  "Në një bashki që ka gjithmonë vëshirësi, e kemi të vështirë të marrim vendime për të finacuar projekte".
"Njerëzit thonë shpesh që Tirana ka plot probleme si kapakët e pusetave apo ndriçimi i dritave, por unë besoj se edhe komuniteti mendon dhe beson tek  projekti i Kujtim Cashkut, sepse ky projekt hap disa kap të rinj dhe ndez disa drita dhe llampa të brendshme  për të cilat njerëzit kanë nevojë", theksoi ai.
"Të jetosh në liri" një film që flet mirë për Shqipërinë, hapi siparin e FFDNJ X.
 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dyrnjaja për Report TV: Njerëzit afër Berishes kanë marrë kulll, sapo kanë marrë dhe një tjetër në Tiranë! Ai është komod në opozitë