Të gjithë të rinjtë, apo studentët, që kanë përfunduar studimet jashtë shtetit, ganë fati diplomën e njehësuar. Ministria e Arsimit bën me dije se janë 637 të rinj të cilëve u njihen studimet dhe duhet të tërhqein diplomën pranë MAS. Por si bëhet aplikimi për njohjen e diplomave?
”Për njohjen dhe njësimin e certifikatave dhe diplomave të lëshuara në përfundim të programeve të studimit , ngrihet Komisioni i Njohjes së Diplomave, në përbërje të të cilit janë nëpunës të Drejtorisë së Arsimit të Lartë dhe Shkencës në MAS dhe drejtohet nga drejtori i kësaj drejtorie.
Komisioni i Njohjes së Diplomave vlerëson, njeh dhe njëson, në bazë të Kornizës Evropiane të Kualifikimeve, të Kornizës së Kualifikimeve të vendit të origjinës dhe të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, sipas parimeve dhe standardeve ndërkombëtare të njohjes së kualifikimeve, përcaktuar në dokumentet, marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare, në të cilat përfshihet vendi ynë, duke respektuar dhe parashikimet e kuadrit ligjor shqiptar në fuqi. Komisioni i Njohjes së Diplomave merr vendimin për njohje dhe njësim ose mund të vendosë t’ia kthejë dosjen Sektorit, për plotësime të nevojshme në dokumentacion, sipas udhëzimit përkatës. Sektori në bazë të vendimit të Komisionit përgatit vërtetimin e njohjes dhe njësimit, për çdo aplikant. Në rastet e mosnjohjes së diplomës apo certifikatës, Sektori përgatit përgjigjen përkatëse për aplikantin”, - thotë Ministria e Arsimit.
/Shqiptarja.com