Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla dhe Kryetari i Bordit Drejtues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimit për dy vitet në vazhdim 2014-2016, I cili ka të bëjë me vazhdimësinë e programit Junior Achievement në kurrikulën e shkollës së mesme.
Në fjalën e saj ministrja Nikolla u shpreh se, shoqëria evropiane nuk është vetëm një ëndërr, ndaj dhe “Shkolla si qendra komunitare” është projekti ynë i madh për t’i kthyer shkollat në pika të rëndësishme për nxënësit, prindërit, komunitetin nga ku duhet të fillojnë dhe të edukohen vlerat demokratike.
/Shqiptarja.com