Ditën e sotme do të zvillohet provimi i gjuhës së huaj  për të gjithë maturantët e 2016-s, që kanë qenë mbetës, apo për ata kandidatë që nuk kanë arritur të marrin notë kalues në vitet e kaluara.

Testi për këtë provim do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. MAS u bën apel kanidatëve që të mos kopjojnë pasi në të kundër rrezikojnë pezullimin.