MAS, udhëzim për regjistrimin e studentëve që transferojnë studimet
TIRANË, 20 Shtator/ATSH/.- Ministria e Arsimit dhe e Sportit publikoi sot një udhëzim mbi “Procedurat e pranimit dhe regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë publik e privat, në vitin akademik 2014-2015″, të studentëve që transferojnë studimet nga institucionet private të arsimit të lartë, të cilëve u është hequr licenca. Sipas njoftimit për shtyp, këta […]
TIRANË, 20 Shtator/ATSH/.- Ministria e Arsimit dhe e Sportit publikoi sot një udhëzim mbi "Procedurat e pranimit dhe regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë publik e privat, në vitin akademik 2014-2015?, të studentëve që transferojnë studimet nga institucionet private të arsimit të lartë, të cilëve u është hequr licenca.
Sipas njoftimit për shtyp, këta studentë mund të aplikojnë për transferimin e studimeve në IAL publike apo private sipas procedurave të këtij udhëzimi.
IAL-të publike, brenda orës 12:00 të datës 29 shtator 2014 do të përpilojnë dhe shpallin listat e programeve të studimit të ekuivalentuara, të cilat janë të detyruara t'i vendosin në vende të dukshme në mjediset e rektoratit dhe fakulteteve.
Nga data 29 shtator, deri në orën 12:00 të datës 3 tetor 2014, nga ana e studentëve, kryhet aplikimi për programet e studimit të ofruara nga fakulteti përkatës, sipas listave të programeve të studimit të ekuivalentuara.
Studentët janë të lirë të aplikojnë në programin e studimit që ata dëshirojnë, të njëjtë ose të ngjashëm me programin e studimit që kanë ndjekur. Ata nuk mund të aplikojnë për transferimin e studimeve në dy IAL njëkohësisht.
Deri në orën 12:00 të datës 8 tetor 2014, Komisionet e vlerësimit dhe ekuivalentimit të ngritura pranë IAL-ve publike kryejnë vlerësimin dhe ekuivalentimin e dosjeve të kandidatëve që rezultojnë të rregullta, duke u shprehur për çdo student aplikant, për vlerësimin dhe njohjen e lëndëve e detyrimeve të shlyera, krediteve të grumbulluara si dhe të periudhave të studimit të njohura.
Ministria e Arsimit dhe Sportit do t'i propozojë Këshillit të Ministrave kuotat e veçanta që do të aprovohen për vitin akademik 2014-2015, për studentët e transferuar nga IAL-të që iu është hequr licenca.
Në po këtë akt, MAS do të propozojë tarifat vjetore të studimit dhe konkretisht, për programet e studimit Bachelor tarifën 110. 000 lekë (përveç programeve Bachelor në arte, sporte, mjekësi, arkitekturë, ndërtim, për të cilat do të propozohet tarifa 290.000 lekë), ndërsa për programet e studimit Master - 160.000 Lekë. /m.m/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44