Masa ndaj Fullanit, Rama –‘miqve’
'Unë s’jam as prokuror e as gjykatës'

Masa ndaj Fullanit, Rama –‘miqve’<br />'Unë s’jam as prokuror e as gjykatës'
TIRANË - Kryeministri Edi Rama përmes një komenti në rrjetin social Facebook u ka kthyer përgjigje të gjitha komenteve që janë bërë në faqen e tij në lidhje me vendimin e  djeshëm të Gjykatës së Apelit për masën e arrestit për ish-Guvernatorin Ardian Fullani.

“Koha kur Këshilli i Ministrave apo Kuvendi i Shqipërisë ishin trupa prokurorie e gjykatash popullore, ka vdekur, lavdi Zotit, bashkë me diktaturën e proletariatit.” –ka shkruar Rama në rrjetin social.

Duke iu referuar komentuesve të revoltuar nga vendimi i gjykatës që sipas tij kanë lëshuar në faqen e ‘Facebook’  “ç’u vinte në gojë kundër qeverisë dhe atij, Rama sqaron se kush kujton se ilaçi për të shëruar drejtësinë e rrënuar nga kanceri i korrupsionit, është që kryeministri të bëhet kryeprokuror dhe qeveria të bëhet gjykatë speciale, ose është shumë i paditur ose është krejt i dalë mendsh
 
“Unë s’jam as prokuror e as gjykatës. As jam zotuar apo kam menduar ndonjëherë se mund të bëhem kryeprokuror apo kryegjykatës duke u bërë kryeministër.”-shkruan Rama.

rama fb

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën