Masa për Corleonen, një muaj paraburgim

Vali Corleone do të qëndroj një muaj në paraburgim. Kjo është masa e marrë nga Gjyqtarja e Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan.

Corleone emri i vërtetë i të cilit është Valdrin Sylejmani është arrestuar  para disa ditësh nga policia për armëmbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Vali Corleone, dyshohet se ka kryer veprën penale, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, nga neni 365 paragrafi 3 lidhur me nenin 28 paragrafi 1, e nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)


 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve