BRESCIA (Itali) – Kishte zënë pritë poshtë shtëpisë ku jetonte familja për të pritur ish-gruan, Francesca Alleruzzo, dhe kur e pa në makinë të shoqëruar nga një burrë, ndoshta miku i saj i ri (Vito Macadino, 58 vjeç), ka hapur zjarr kundër të dyve. Më pas është ngjitur lart pa u shqetësuar nga prezenca e tre vajzave 10, 7 dhe 5-vjeçare që kishte pasur me gruan, dhe ka qëlluar përsëri duke goditur të bijën që ish-gruaja kishte pasur nga një marrëdhënie e mëparshme si dhe të fejuarin e saj, të dy 19 vjeç.
Ngjarja që tronditi qytetin ndodhi rreth orës 03:30, bënë të ditur mediat italiane. Autori, Mario Albanese, një kamionist 34 vjeç, është ndaluar nga një karabinieri i qytetit të Brescia-s ku ka ndodhur ngjarja ndërsa vrasësi po largohej duke tentuar edhe të vriste veten me një goditje në kokë: por arma është bllokuar, sipas disa dëshmitarëve, dhe karabinieri përfitoi që ta bllokonte atë.
Kamionisti – me origjinë nga Modugno, në provincë të Barit – është dërguar në kazermë, ku po merret në pyetje. (im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com