Masakër në Beograd, 14-vjeçari vret 8 nxënës dhe rojen e sigurisë! Serbia shpall tre ditë zie! Vuçiç: Shkak refuzimi që i bëhej nga bashkëmoshatarët

SERBINjë mllef me mësuesen e historisë dhe nxënësit e klasës ka bërë autor të një masakre një fëmijë të klasës së shtatë në Beograd.

14-vjeçari i identifikuar si Kosta.K ka ekzekutuar sot me armë zjarri 9 persona në një shkollë fillore "Vladislav Ribnikar". Ai ka vrarë rojën dhe 8 nxënës të klasës. Kosta është student ekselent dhe fitues i olimpiadës së matematikës, ndërsa më herët ishte renditur në vendin e tretë në olimpiadën e historisë. Dukej se të gjithë aktin, i mituri e kishte menduar më herët. Ka qenë vetë Kosta.K ai që ka marrë pas aktit policinë dhe u ka thënë se çfarë ka bërë.

“Hajdeni më merrni se i vrava shokët”- mësohet të ketë thënë ai.

Mediat aludojnë se ishte mllefi që pati me mësuesen e historisë që e shtyu drejt aktit monstruoz.

Ai mori armën e zjarrit që e kishte i ati dhe qëlloi me breshëri plumbash rreth orës 08:00 kur zakonisht nis mësimi. Pasi i vrau ai u arrestua menjëherë nga policia serbe.

I mituri nuk ishte i vetëm kur kreu masakrën, ai ka qenë së bashku me 6 të tjerë të cilët kanë qenë të gjithë nën efektin e lëndëve narkotike, por vetëm ai qëlloi.

Nga të shtënat ka pasur edhe të lënduar. Mes të plagosurve ka edhe nga ata që janë në rrezik për jetën. Policia arrestoi edhe babain e 14 vjeçarit i cili mbante në shtëpi armë pa leje dhe e kishte çuar të birin për të bërë qitje në poligon. Serbia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare për ngjarjen, ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një prononcim të bërë për ngjarjen tha se autori i krimit, kishte qenë nxënës i mirë në shkollë por ishte ndjerë gjatë gjithë kohës i refuzuar, duke shtuar se aktin e rëndë e kishte ndërmarrë pasi të gjithë e kishin shmangur dhe askush nuk e afronte.  

Vuçiç propozoi gjithashtu futjen e testeve të detyrueshme të drogës në shkollat ​​e mesme çdo gjashtë muaj. Ai sugjeroi gjithashtu që Qeveria e Serbisë të ndalojë aksesin në faqen e internetit të "rrjetit të errët" dhe vende të tjera ku të miturit mund të shohin se si shiten vrasjet apo drogat, si dhe të vendosë ekipe speciale për dhunën e bashkëmoshatarëve brenda qendrave të punës sociale.

Momenti i arrestimit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:41
Vrau 8 nxënës dhe rojen e shkollës, Vuçiç flet për autorin 14 vjeçar: Ishte nxënës i mirë, aktin e ndërmori sepse të gjithë e shmangnin

1680877281_Capture.JPG

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka folur për mediat serbe mbi masakrën e ndodhur ditën e sotme në një shkollë të Beogradit ku një 14 vjeçar vrau me armë zjarri 8 bashkëmoshatarë dhe rojen e sigurisë.

Vuçiç tha se i mituri ishte ndër nxënësit më të mirë por ishte shmangur nga pjesa më e madhe e shokëve të klasës. Presidenti serb shprehet se prindërit i kërkonin 14 vjeçarit vetëm rezultate të mira në shkollë dhe ky i fundit nisi të binte nga mësimet pas një pëlqimi që kishte pasur për një vajzë.

Ndërsa pasi nuk arriti të përshtatej në klasën e re ku u transferua, vendosi të kryejë aktin e rëndë.

“Ai ishte nxënësi më i mirë dhe të gjithë e shmangnin. Kërkoi një transferim ku kishte tre shokë dhe ia doli mirë. Prindërit i kërkonin vetëm rezultate të mira në shkollë. Dhe rezultate disi më të dobëta kishte vetëm kur ishte i dashuruar. Ai nuk ia doli mbanë as në klasën e re dhe vendosi të bënte një akt monstruoz”, tha ai, duke shtuar se nxënësi “ka qenë tre herë me të atin në poligonin e qitjes”, shtoi Vuçiç.

“U gjetën 57 gëzhoja dhe gjashtë fishekë. Katër korniza me nga 18 plumba”, tha presidenti i Serbisë duke theksuar se babai i sulmuesit është anëtar nderi i poligonit të qitjes.

Vuçiç propozoi gjithashtu futjen e testeve të detyrueshme të drogës në shkollat ​​e mesme çdo gjashtë muaj. Ai sugjeroi gjithashtu që Qeveria e Serbisë të ndalojë aksesin në faqen e internetit të "rrjetit të errët" dhe vende të tjera ku të miturit mund të shohin se si shiten vrasjet apo drogat, si dhe të vendosë ekipe speciale për dhunën e bashkëmoshatarëve brenda qendrave të punës sociale.

Ora 16:54
Detaje nga masakra me 9 të vdekur në Beograd, 14 vjeçari kishte një listë të personave që do të vriste në shkollë

Detaje të rënda janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur në një shkollë në Beograd të Serbisë ku një 14 vjeçar ka vrarë me armë zjarri 8 nxënës dhe rojën e shkollës. Mësohet se i mituri, tashmë i arrestuar kishte planifikuar më parë masakrën me anë të një liste ku kishte shkruar emrat e bashkëmoshatarëve që do të vriste. Letrën ku ishte bërë lista e personave që do të vriste, është bërë publike nga drejtori i policisë së Beogradit.

“Siç deklaroi vetë, ai kishte planifikuar ta bënte këtë, kishte edhe një listë e fëmijëve që planifikonte t’i vriste. Ai vetë bëri një plan për të hyrë në shkollë dhe për t’u larguar prej saj. Dhe siç tregoi vetë, ai i përcaktoi objektivat prioritare. Skicat duken si nga ndonjë lojë apo ndonjë film horror, gjë që tregon se ai ka planifikuar në detaje sipas klasës së shkollës se si të hyjë në cilën klasë dhe si të likuidojë cilin fëmijë dhe në çfarë numri”, tha shefi i policisë së Beogradit Miliç, duke treguar listën.

Ora 15:37
Masakra ku u vranë 8 nxënës dhe roja e shkollës në Beograd, Serbia shpall 3 ditë zie! Arrestohet edhe babai i autorit të ngjarjes

1683117244_serbi.png

Serbia ka shpallur tre ditë zie kombëtare për 8 nxënsësit dhe rojën e sigurisë të cilët u vranë në oborrin e një shkolle në Beograd pasi një 14 vjeçar qëlloi me armë zjarri në breshëri.

Ndërkohë bëhet me dije se në pranga ka rënë edhe babai i nxënësit të mitur që kreu masakrën që tronditi të gjithë Serbinë.

Ora 14:56
Masakra në Beograd, zbulohet telefonata me policinë e 14-vjeçarit që ekzekutoi 9 persona shkollë: Hajdeni se i vrava shokët

1683117244_serbi.png

 14-vjeçari, Kosta.K mëngjesin e së mërkurës ka tronditur Beogradin duke ka vrarë tetë nxënës dhe rojen e shkollës.

Ka qenë vetë 14-vjeçari Kosta K. ai i cili pas aktit ka telefonuar policinë.

“Hajdeni në shkollë, i vrava shokët, po ju pres!”, kanë qenë fjalët e 14-vjeçarit.

Ora 12:03
FOTOLAJM/ Nuk i pëlqenin shokët e klasës dhe mësuesja e historisë, 14-vjeçari masakër në Beograd! Vret rojën dhe 8 nxënësit e shkollës fillore

1683108248_kosta.JPG

14-vjeçari, i identifikuar si Kosta K. është bërë sot kryefjalë e mediave për shkak se shkaktoi një masakër në mes të një shkolle fillore në Beograd. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore.

Kosta K. mori pjesë në shumë olimpiada, si të matematikës. Vitin e kaluar, Kosta fitoi edhe vendin e tretë në garën e historisë. E gjithë ngjarja e përgjakshme ka nisur sot pikërisht nga inati që kishte ndaj mësueses së historisë dhe klasës ndaj të cilës ka nisur të qëllojë me breshëri.

G.MO/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rroftë KOMUNIZMI!: 04/05/2023 18:35

    Ngushellime te sinqerta. Po pse keto makabritete nuk ndodhnin ne kohen e arte te Titos dhe te Socializmit te Shenjte? Pse?... Se tani ka ardhur e eshte ulur kembekryq djalli i zi me perversitete dhe tmerret e tij. Te vendoset "Dënimi Me Vdekje" per te gjithe, edhe per femijet. Per te gjithe qe bejne krime dhe vrasin, (perveç, natyrisht atyre qe vrasin aksidentalisht dhe per vetembrojtje). Femijet te vriten me nga nje plumb ne koke, ndersa per kriminelet dhe horrat etjere te rritur, ata te ngordhin nen torturat nga me çnjerezoret... Po ne fakt e vetmja zgjidhje e ketyre tmerreve pa fund eshte qe te instalohet "Sistemi i Shenjte KOMUNIST" ne te gjithe Boten. Atehere e gjithe Bota do te marre fryme e lehtesuar dhe e çliruar... Vetëm Atëhere.

    Përgjigju
  • Amir: 03/05/2023 19:17

    SHBA dhe Evropa Perëndimore vijnë në Ballkan

    Përgjigju
    • Sllavet: 03/05/2023 21:13

      Sllavet kane ardh ne iliri qe ne shekullin 6 dhe kan sjell vetem vrasje gjenocid barbari.

  • Emil: 03/05/2023 19:15

    Sa herë mund të shohim vrasje në SHBA dhe mund t'i përgjithësojmë të gjithë amerikanët si vrasës

    Përgjigju
  • Gjurma: 03/05/2023 16:05

    Kjo tregon që serbet Jane rrace e dhunshme dhe Kjo verehet në një brez të ri të dhunshem

    Përgjigju
    • Marko stanojlović: 04/05/2023 15:29

      nuk ka nevoje per komentin tuaj , përpiquni të edukoni veten

  • Fshati: 03/05/2023 14:34

    Dikur keta kriminele i dergonin ne Kosove. Le ta kuptojne dhe Serbet se femijet jane te dhemshur.

    Përgjigju
    • ani: 03/05/2023 15:20

      pavaresisht se skemi marredhenie te mira prap ngjarje e rende eshte dhe na vjen keq .. femije jane ja qj smund te urojme te tilla ngjarje vetem per shkak te historise .. Turqia na pushtoi 500 vjet dhe ja ku jane po ndertojne xhami.ne qender te Tiranes po i qr

    • Tashegimia: 03/05/2023 15:14

      E kane ne gen vrasjen masive dhe gjenocidin.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)