Superstrada Lezhë–Milot, pranë urës mbi lumin Mat, është mbuluar nga shtellunga të dendura tymi të zi, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve në këtë aks rrugor.
Shkak është bërë djegia e gomave të përdorura, të cilat hidhen vazhdimisht pranë brigjeve të lumit Mat dhe më pas u vihet flaka. Tymi i dendur është përhapur në gjithë zonën, duke krijuar rrezik për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë segment.
Kjo është një situatë e përsëritur prej kohësh, ndërsa institucionet përgjegjëse vijojnë të heshtin përballë kësaj ndotjeje të vazhdueshme që krijohet nga djegia e gomave në një nga akset kryesore kombëtare.
Komente






