Shkodër - Në landfillin e Bushtatit zjarri është riaktivizuar sërish duke krijuar ndotje alarmante për banorët e fshatrave në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Këto pamje me dron janë xhiruar paraditen e së mërkurës ku siç shihet shtëllunga tymi vazhdojnë të dalin nga landfilli.

Zjarri ka rënë që të dielën por situata u normalizua disi dje për shkak të reshjeve, ndërsa sot është riaktivizuar sërish.

Ndotja e ajrit po ndikon në shëndetin e banorëve, të cilët e cilësojnë situatën si të rëndë.

“Është shumë problem, unë vuaj nga astma, nuk marr dot frymë. Është hera parë. Nuk mund të jetojmë me fëmijët këtu”, tha një banore.

“Nuk mund të hapim dot dritaret, uji këtu na është bërë naftë. Ju lutemi hiqeni që këtu (landfillin)”, u shpreh një banore tjetër.

Ata kërkojnë ndërhyje nga të gjitha institucionet për të shuarjen e zjarrit në landfill.

"Është një problem i tmerrshëm. Jemi në hall, situata është shumë e rëndë, nuk po hapim dot dritaret, s’po marrim dot frymë. Asnjeri nuk na ka ardhur, s’dimë ku të ankohemi. Po na sjellin lloj lloj sëmundjesh”, tha një banor.

Ndërkohë në terren shihen disa kamionë e fadroma të bashkisë që hedhin dhera mbi pirgjet e mbeturinave që digjen në brendësi.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • toma: 22/04/2026 14:05

    Eshte. epaimagjinueshme qe nje nga qytetet me te medha ne Veri, nuk ka nje inçenerator mbetjesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 22 Prill, 10:59

    Politikanë e qytetarë të pandehur dalin në gjyq brenda kafazit, a është e tepruar?