Masakër ndaj ushtarëve turq në Siri, 33 të vrarë. Erdogan: Nuk do të ndalojmë më vërshimin e emigrantëve në Europë. (VIDEO)

33 ushtarë turq janë vrarë nga sulmet e Forcave Ajrore të Asadit në Siri, në rajonin e Idlib, zona e vendit në të cilin ushtria turke kishte hyrë muaj më parë për të mbështetur milicitë rebelë aleat të saj.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka mbledhur me urgjencë Këshillin e Mbrojtjes dhe ka dhënë urdhër për të nisur sulmet tokësore dhe ajrore. Sipas tij, ndërkohë "të gjitha njësitë tokësore dhe ajrore turke" po sulmojnë pozicionet e Asadit në rajon.

Erdogan ka njoftuar se roja e tij bregdetare dhe ushtria nuk do të ndalojnë më refugjatët sirianë që po përpiqen të kalojnë Anadollin për t'u drejtuar në Greqi dhe Europë.

Në frontin diplomatik, ndërsa Ankaraja ka kërkuar mbështetjen e NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg ftoi palët pëe të ulur armët dhe paralajmëroi pasojat humanitare të krizës.

OKB ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe duke shprehur shqetësim të fortë për civilët në arrati.

Për javë të tëra, ushtria e Asadit po lëviz për të çliruar rajonin perëndimor të Idlib nga ushtria turke dhe aleatët e tyre rebelë. Për ditë të tëra, Ankaraja dhe Moska kanë vazhduar të mbajnë gjallë negociata të cilat tani duken të rrezikuara të dështojnë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:37
Greqia forcon patrullimet kufitare me Turqinë pas paralajmërimit të Presidentit Erdogan

Greqia ka rritur në numër dhe mjete patrullimet kufitare pasi Ankaraja zyrtare tha se nuk do t'i ndalojë më refugjatët të udhëtojnë në Europë.

Idlib në veri-perëndim të Sirisë në kufirin me Turqinë, forcat turke janë përballur me ushtrinë e Damaskut, të mbështetur nga Rusia. Të shpërngulurit tashmë janë qindra mijëra. Zëdhënësi i presidencës turke, Fahrettin Altun tha se "të gjitha pozicionet e njohura të regjimit sirian janë shënjestruar nga njësitë tokësore dhe ajrore" turke "për t’u hakmarrë ndaj ushtarëve të vrarë turq".

Përgjigja e Moskës

Rusia po përpiqet të rifillojë dialogun me Turqinë dhe ka shpjegon se "ushtarët turq të vrarë nga Damasku ishin terrorist sirianë" dhe se janë marrë masa për të vendosur armëpushimin”.

Turqia: Jo “fly zone” ose do ketë gjenocid në Idlib

"Komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë për të mbrojtur civilët dhe të imponojë një zonë “pa fluturim" në rajonin e Idlib në veriperëndim të Sirisë”, - tha Zëdhënësi i presidencës turke Fahrettin Altun, - “Një përsëritje e gjenocidëve të së kaluarës si në Ruanda dhe Bosnje nuk mund të lejohen në Idlib,"- shtoi ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 28/02/2020 10:05

    Ik qiu o Erdogan se vec arkivole do kthesh ne turqi o felliqsir ,bej si i fort bej se kshu do ta hash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Art, kulturë dhe spektakël/ Krishtlindjet në Oborrin Shkodran!

Art, kulturë dhe spektakël/ Krishtlindjet në Oborrin Shkodran! "Grinchmas" në sheshin “Skënderbej” sjell muzikën më të mirë elektronike