AUSTRALI-Tetë fëmijë janë gjendur të vrarë në shtëpinë e tyre në Kairns, në veri të Australisë e bashkë me fëmijët është gjendur dhe nëna e tyre e plagosur me thikë. Trupat e të miturve të moshës nga 18 muajsh deri në 15 vjeç janë gjetur nga vëllai më i madh, 20 vjeçar.

Hetimet mbi këtë therje masive kanë nisur menjëherë, por forcat policore nuk japin asnjë detaje mbi dinamikën e ngjarjes. Zyrtarët policorë thanë se fillimisht nuk dihej se çfarë marrëdhënie kishin fëmijët dhe gruaja 34 vjeçare por fqinjët i kanë identifikuar si një familje.

Ata e kanë konsideruan ngjarjen si një tragjedi sidomos pas pengmarrjes së pak ditëve më parë ku humbën jetën dy persona në qendër të Sidneit. Australia është në gjendje alarmi dhe kryeministri Tony Abbott e quajti këtë ngjarje si tepër të rëndë dhe paralajmëroi banorët se këto janë ditë sprovuese për vendin.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)