BEOGRAD - Një burrë qëlloi mbi 13 persona: djalin e tij 2 vjeç, 6 femra dhe 6 meshkuj. Vrasja u shënua në fshatin Velika Ivanca, rreth 50 km në jug lindje të Beogradit.
Personi i dyshuar si autor i krimit është identifikuar si Ljubisa B. Fillimisht vrau djalin e tij, me iniciale B.B dhe më pas ka qëlluar edhe mbi bashkëshorten me iniciale J.B
60 vjeçari është larguar nga banesa dhe viktimat e tjerë i ka vrarë në 4 shtëpi të ndryshme në lagjen ku jetonte me familjen e tij. Në vendngjarje janë forca të shumta policie të cilat bëjnë të ditur se nuk dihen arsyet e krimit dhe se viktimat janë familjarë, të afërm dhe fqinj të vrasësit. Mediat ne Serbi citojnë fqinjët e 60 vjeçarit të cilët kanë thënë se autori nuk kishte pasur sjellje të dhunshme më parë dhe nuk kishte qenë person problematik.
Pas vrasjes ka tentuar të vrasë dhe veten e tij. 60 vjeçari së bashku me bashkëshorten janë në gjendje të rëndë në spital bën të ditur zëdhënësi i spitalit të Beogradit, Nada Macura.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com