SHBA - Një adoleshent qëlloi për vdekje dy të rritur dhe tre fëmijë në një shtëpi pranë Albuquerque në New Mexico.

I riu, ku sipas policisë mendohet të jetë 15 vjeç u arrestua si i dyshuar për këtë vrasje por edhe në lidhje me disa të shtëna natën e së shtunës në një shtëpi 10 milje në jugperëndim të Albuquerque.

Policia ende nuk ka bërë të ditur identitetet e viktimave, ndërsa nuk dihet gjithashtu nëse adoleshenti dhe viktimat kishin lidhje me njëri-tjetrin.

Sipas hetimeve paraprake në lidhje me tragjedinë, mendohet se viktimat janë qëlluar më shumë se një herë më armë zjarri.

Hetuesit kanë duke kërkuar gjithashtu se në pronësi të kujt ishin armët e gjetura në shtëpinë ku ndodhi masakra, shumica prej të cilave gjysmë-automatike ushtarake, të tipit pushkë.

Tragjedia e të dielës vjen në një ditë kur presidenti Barack Obama, i cili ka premtuar të bëjë ndryshim në politikën mbi kontrollin e armëve në SHBA, u betua në Shtëpinë e Bardhë për mandatin e tij të dytë si president.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)