Masakër në Siri, vriten të paktën
120 persona në shtatë shpërthime 

Masakër në Siri, vriten të paktën<br />120 persona në shtatë shpërthime 
Të paktën 100 persona kanë  humbur jetën e 120 të tjerë janë plagosur pas 7 shpërthimesh që kanë shënjestruar disa vendndodhje të qyteteve bregdetare të Jablehut dhe Tartusit në Siri. 

Lajmi konfirmohet nga Observatori sirian për të drejtat e njeriut në të cilën shkruhet “Të paktën 48 persona u vranë në qytetin Tartus e 53 të tjerë në Jableh gjatë shpërthimeve të 7 bombave, 5 prej të cilave drejtoheshin nga kamikazët” bën me dije “Observatori” sirian ndërsa pjesa më e madhe e viktimave janë civilë.

“Bëhet fjalë për atentatet më të përgjakura në këto dy zona që nga fillimi i luftës 5 vite më pare” u shpreh drejtori i Observatorit  Rahman.

Mediat siriane bëjnë me dije se pjesë e sulmeve ishin stacionet e autobusëve, por gjithashtu është goditur edhe një spital.

Sulmet të tilla janë të rralla në këto zona ndërsa grupi Islamik Ahrar ash-Sham al-Islamiyya ka marrë përsipër përgjegjësinë për shpërthimet.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar