Tronditet Vjena/ 3 gra gjenden të vrara me thikë në një shtëpi publike! Nënë e bijë gjenden pa shenja jete në apartament

Tronditet Vjena/ 3 gra gjenden të vrara me thikë në një shtëpi publike! Nënë e bijë gjenden pa shenja jete në apartament

Foto ilustruese: Shtëpi publike

Tre gra janë gjetur të vdekura në një shtëpi publike, këtë të shtunë në Vjenë.

Ishte një dëshmitar i cili konstatoi gjurmë gjaku jashtë ndërtesës dhe lajmëroi policinë të premten në mbrëmje. 

Trupat e tre viktimave kishin “prerje dhe plagë me thikë”,- tha zëdhënësi i policisë, Philipp Hasslinger për Associated Press.

Sipas mediave, një 27-vjeçar u arrestua shpejt në afërsi të shtëpisë publike që ndodhet në lagjen Brigittenau të kryeqytetit austriak, teksa mbante një thikë, e cila pretendohet se është arma e krimit.I riu po merret në pyetje nga policia për të zbuluar nëse ka lidhje apo jo me masakrën.

Policia austriake ka marrë në pyetje edhe një grua e cila u gjet në shtëpinë publike ku ishin trupat e 3 viktimave, identiteti i të cilave është ende i paqartë. Shtëpitë publike janë të ligjshme në Austri.

Gjithashtu një tjetër rast tronditës është regjistruar në Vjenë ku një grua dhe vajza e saj, 13 vjeçe, u gjetën të vdekura në një apartament, të premten e kaluar.

Sipas mediave dyshohet se nënë e bijë janë mbytur nga babi i të miturës.

Lajmi në përditësim...

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?