Masakra e Çoles, e ndodhur në prill të 2015 në Vlorë, ku la të vdekur tre persona, është rikthyer sërish në vëmendje këto ditë, pasi dyshohet të jetë pjesë e përplasjes së tri ditëve më parë po në këtë qytetin bregdetar.
Babai i njërit prej të ndjerëve të masakrës së 2015 ka reaguar përmes një letre, duke iu drejtuar krerëve të shtetit, që të detyrojnë organet në varësi të tyre në Vlorë të reagojnë lidhur me situatën kriminale për këto ngjarjet.
“Heshtja e prokurorisë dhe policisë lë vend për spekulime duke thelluar konfliktin kriminal në Vlorë” kështu e titullon letrën e tij babai i njërit prej të vrarëve, Bilbil Haki Rakipi, i ati i Haki Bilbil Rakipit. Duke u nisur nga ngjarja e ndodhur në rrugën Transballkanike, dhe faktit se si pistë hetimi qëndron masakra e Coles, ai thekson se vrasjen e djalit e ka ndjekur në cdo shkallë të gjyqësorit dhe se vrasësi i djalit të tij Aleksandër Baftjar Llanaj është dënuar me 35 vite burg duke thënë se familja e tij ka kërkuar lehtësim të dënimit.
Ai sqaron se nuk mund ti vihet gishti familjes së tij sa herë që familja Llanaj ka probleme dhe të merren në pyetje duke sqaruar se nuk kanë patur aspak synim hakmarrjen.
Përmes letrës ai i bën thirrje Presidentit Meta, kryeministrit Rama, ministrit të brendshëm Xhafa dhe kryeprokurorit Llalla që përmes një dalje për mediat të detyrojnë organet që të sqarojnë opinionin publik lidhur me situatën kriminale për këto 3 ngjarje duke mos i lënë vend shtypit për spekulim.

(Letra e Bilbil Haki Rakipit drejtuar Metës, Xhafaj, Ramës,Llallës)
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com