Masakra e 4 shkurtit '44, një histori
ende e paqartë, rrëfehen historianët

Masakra e 4 shkurtit '44, një histori<br />ende e paqartë, rrëfehen historianët
TIRANE- Restauratori dhe studiuesi Frederik Stamati për masakrën e 4 Shkurtit shprehet për “Shqiptarja.com” se në variantin zyrtar nuk është shkruar shumë qartë. Për arsye të ndryshme kjo ngjarje është lënë në hije. Në vija të përgjithshme historianët na bëjnë të ditur se “Më 4 Shkurt 1944, në Tiranë, në kryeqytetin tonë të pushtuar nga ushtria naziste hitleriane, ka ndodhur një nga masakrat më të mëdha mbi popullsinë civile, mbi njerëzit dhe familjet e pafajshme qytetare, ku u vrarë 84 qytetarë të pafajshëm dhe u arrestuan e dhunuan rreth 500 qytetarë të tjerë”. Një pjesë e studiuesve mbrojnë tezën se Masakra e 4 Shkurtit është dirigjuar nga forcat naziste dhe u ekzekutua nga vegla dhe shërbëtorë të fashizmit.

Ndërsa në arkivat gjermane ka mjaft dokumente për këtë histori tragjike, por deri më sot janë zbardhur vetëm disa që tregojnë për fat të keq natyrën gjakatare të Xhaferr Devës. Duket e pabesueshme…, sepse nipi i tij, ish presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rrugova, u kthye në një mit të paqes në Ballkan. Por, sipas historianit Mareglen Kasmi është zbuluar arkivat e komandës gjermane se  “Motoja e Ministrit të Brendshëm, Xhaferr Deva ishte: “Gjaku don gjak! Terrori kërkon terror! Nuk do të përtërihet shteti shqiptar as me gjykata, as me anketa, as me këshilla. Shteti shqiptar mund t’i kalojë këto faza kritike vetëm duke përdorur shpatën… për t’u vendosur në tërësi paqa, duhet të përdoret thellësisht terrori… Terror kundër terroristëve, terror kundër anarkistëve, terror kundër nacionalçlirimtarëve, terror kundër simpatizantëve të saj”.

Masakra gjakatare e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë, ka mbetur në kujtesën e popullit si një nga ngjarjet më të egra çnjerëzore. Veteranët, përgjegjës për këtë masakër çnjerëzore bëjnë ish-kryeministrin Rexhep Mitrovica, Xhaferr Devën, ish-ministrin e Brendshëm, Hysni Demën, komandantin e Xhandarmërisë, Kadri Cakranin, komandantin e forcave të Ballit Kombëtar, si dhe shumë mercenarë të gënjyer të ardhur nga Kosova. 
 
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin