Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 3 milionë lekë shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që çon në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të masakrës së të mërkurës në qytetin e Elbasanit. Përmes një njoftimi për mediat policia përveç numrit pa pagesë 129, edhe celularin 0694100353 duke sigruar anonimatin për çdo qytetarë të republikës që ka informacion.
"Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht me të gjitha kapacitetet e saj, duke angazhuar specialistët dhe ekspertët më të mirë për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në mbrëmjen e datës 03.02.2016 në një lokal në Krastë të Elbasanit. Në këtë kontekst Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e komunitetit për të bërë të mundur zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale. Policia e Shtetit vë në dispozicion 3.000.000 ( tre milion ) lekë të rinj për çdo informacion të vlefshëm që çon në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Sigurojmë anonimatin për çdo shtetas që do japë info të saktë në numrat e cel 0694100353 dhe ne numrin pa pagesë 129."-thuhet nw njoftimin e policisë.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com