Masakra e Gërdecit, Mediu: T'i shkohet të vërtetës deri në fund, riekspertim teknik për rrethanat si ndodhi shpërthimi

Ish ministri i Mbrojtjes kërkon riekspertim të shpërtimit të ndodhur në Gërdec më 15 mars 2008.

Mediu thotë se duhet të zbulohet shkaku dhe se nuk ka injoruar në asnjë rast mendimin e ekspertëve ushtarakë dhe civilë.

“Është interesi i shqiptarëve të kuptojnë çfarë ka ndodhur në Gërdec. E pamjaftueshme është marrja e informacionit kush kanë qenë qëndrimet e SHISH në raport me këtë çështje.  Do i shkojmë të vërtetës deri në fund. Unë kam kryer detyrën time. Nuk ka pasur asnjë mendim ushtarak që unë s’e kam vlerësuar. Nuk kam injoruar në asnjë moment mendimin e ekspertëve ushtarakë apo civilë” tha Mediu.

Avokatët kanë paraqitur sot një kërkesë mbi aktin e ekspertimit teknik për shkaqet e shpërthimit. Ata kërkojnë kryerjen e një eksperimenti në kushte të përafërta me rrethanat kur u shkaktua zjarri për të përcaktuar mundësinë apo pamundësinë e shkakut të saldimit në ndezjen e barutit

'Për ne ngjarja e Gërdecit nuk është aksidentale. Per ne shtojmë probalitetin e një qëllimvënieje ' thotë avokati i Mediut, Adrian Visha pasi doli nga seanca.

Sa i takon letërporosisë nga SHBA, Mediu u shpreh se parapëlqente marrjen me pyetje në një diskutim interaktiv. “Do të konsultohemi me avokatët për qëndrimin e SHBA. Ne kërkuam diskutim interaktiv jo të ecet me letërporosi”, tha ai.

Parashtrime mbi ekspertimin teknik per shkaqet e shperthimit


Lajmi kryesor:

Masakra e Gërdecit, SHBA letërporosi në GJKKO, ofron agjentët e FBI-së për marrjen në pyetje të 5 dëshmitarëve


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës