Masakra e Gërdecit, Ylli Pinari: Përgjegjës janë shtabi i Forcave të Armatosura! Nuk zbatuan detyrat që i ngarkonte legjislacioni

 

Ylli Pinari, ish-drejtor i kompanisë shtetërore të shitjes së municioneve MEICO, pas dëshmisë në GJKKO ka bërë përgjegjës Forcat e Armatosura për masakrën e Gërdecit në vitin 2008.

‘Shkelje flagrante e vendimit 138 dhe shumë akteve të tjera që normonin veprimtarinë e demontimit të materialeve ushtarake Mos përgjegjësi e Forcave të Armatosura. Forcat e Armatosur nuk kanë kryer asnjë nga detyrat që i ngarkonte legjislacioni, vendimet e qeverisë. Për mua tërësisht Forcave të Armatosura dhe operatorit që duhet të zbatonte rregullat që ne ia kishim ngarkuar në kontratë.’- tha Ylli Pinari.

Ylli Pinari u pyet nga gazetarët në lidhje me Gjeneral Luan Hoxhën, ish-ministrin Fatmir Mediu si dhe për familjen Durda, e cila ka humbur djalin 7 vjeç nga masakra e Gërdecit. Pinari s’pranoi që të bëjë një koment për Hoxhën dhe Mediun, ndërsa për familjen Durda u shpreh se ka kërkuar ndjesë nëse ka ndikuar në fatkeqësinë e tyre.

Deklarata

Gazetarët: Cili është këndvështrimi juaj për Luan Hoxhën?

Pinari: Nuk bëj koment, është edhe ai pandehur!

Gazetarët: Po për Fatmir Mediun?

Pinari: Edhe për Fatmirin nuk bëj koment!

Gazetari: Po për familjen Durda keni një mesazh?

Pinari: E kam shprehur është një fatkeqësi shumë e madhe e pakompesueshme dhe e pa zëvendësueshme për pjesën që unë mendoj se kam përgjegjësi kërkoj ndjesë nëse unë kam ndikuar në këtë fatkeqësi të tyre.

Gazetarët: Pse ndodhi tragjedia e Gërdecit?

Pinari: Përgjegjësi totale e Forcave të Armatosura! Shkelje flagrante e vendimit 138 dhe shumë akteve të tjera që normonin veprimtarinë e demontimit6 të materialeve ushtarake Mos përgjegjësi e Forcave të Armatosur. Forcat e Armatosur nuk kanë kryer asnjë nga detyrat që i ngarkonte legjislacioni, vendimet e qeverisë. Për mua tërësisht forcave të armatosura dhe operatorit që duhet të zbatonte rregullat që ne ia kishim ngarkuar në kontratë.

Gazetarët: Ju deklaruat se nuk jeni lejuar të shkoni në Gërdec të futeni? A kishin informacion si po bëhej demontimi i municioneve

Pinari: MEICO kishte detyrën të merrte në dorëzim dhe të dorëzonte municionin, pasi vetes statusi i MEICO është ndërmarrje komsionere, përfaqëson interesat e pronarit të mallit i cili ishte i FA dorëzonte mallin dhe të gjitha arkëtimet e lekëve kalonin në buxhetin e shtetit.

Gazetarët: Përmes një urdhëri Shtabi i Përgjithshëm iu kishte ngarkuar të bënit transportin?

Pinari: Je gabim MEICO  kishte vetëm një veturë!


Lajmi kryesor:

Masakra e Gërdecit, dëshmia e ish drejtorit të MEICO-s, Ylli Pinari: Forcat e Armatosura janë përgjegjëse, nuk zbatuan detyrat që i ngarkonte ligji


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja