Masakra e Gërdecit/ Zbardhet dëshmia e Shkëlzen Berishës në GJKKO, 44 telefonata me Delijorgjin! Pranon se ka folur me Mediun ditën e shpërthimit

Masakra e Gërdecit/ Zbardhet dëshmia e Shkëlzen Berishës në GJKKO, 44 telefonata me Delijorgjin! Pranon se ka folur me Mediun ditën e shpërthimit

Shkëlzen Berisha

Zbardhet dëshmia e Shkëlzen Berishës në gjykatë ku vijoi sot (27 dhjetor 2023) procesi gjyqësor për Fatmir Mediun i akuzuar për shpërdorim detyre lidhur me masakrën e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.   

"Diten e ngjarjes kam qenë jashtë Shqipërisë me familjen time. Nuk më kujtohet se nga kush e mora vesh shpërthimin, por besoj që nga mediat' ka thënë Berisha.

Berisha u pyet për komunikimet që ka pasur me Mihal Delijorgjin dhe Ministrin e Mbrojtjes të asaj kohe Fatmir Mediu.

Sipas SPAK ditën e ngjarjes ka pasur 5 telefonata me Mediun pas shpërthimit.. Shkëlzen Berisha e pranoi se ka pasur telefonata ditën e shpërthimit që i mori jetën 26 personave, por se nuk kanë qenë në lidhje me Gërdecin.   

“Me Mediun njihem prej 1994, kemi patur marrëdhënie personale dhe miqësore. Nuk kemi bërë biseda për demontimin. Kam patur një bisedë me Mediun kur ndodhi shpërthimi, arsyeja ishte për çështje shëndetësore që lidheshin me Mesiun. Nuk kam fiksuar asnjë bisedë me Mediun përveç kësaj"

Nuk mbaj mend ndonje bisede me Mediun pas ngjarjes" ka thënë më tej.

Prokurorët e pyetën nëse njihej me Mihal Delijorgjin pronarin e fabrikës së demontimit të municioneve Alba - Demil.

Mihal Deliorgjin e njoh si sipërmarrës. E kam takuar vetëm një herë në 2008, pasi një klient donte të blinte një objekt në kompleksin e tij. Për këtë çëshjtje kam patur disa telefonata me të. Nuk e dija se me çfarë merrej konkretisht Mihali.

SPAK e vuri përpara faktit se kishte folur 44 herë nga janari në mars, 2018 kur ka ndodhur tragjedia e Gërdecit. Shkëlzen Berisha tha se kishte pasur dijeni për aktivitetin e demontimit por nuk dinte se ku ndodhej

"Nuk kanë qenë telefonata per aktivitetij e tij në Gërdec" ka thënë ai.

Telefonata me Delijorgjin pasi kishte ndodhur shpërthimi kishte të bënte për të mësuar për fatin e burrit të tezes së vet i cili humbi jetën në atë masakër. 

"Mihalin e mora në telefon kur ndodhi shpërthimi, për shkak se një familjar më kërkoi të interesohesha për shpërthimin. Mihal Delijorgji nuk kishte dijeni për fatin e të ndjerit" ka thënë në gjykatë. 

Berisha ka pranuar para prokurorëve se ka takuar Bumçin dhe Mediun në zyrat e tyre gjatë kohës që kanë qenë në detyrë por e ka justifikuar me faktin se "nuk kanë pasur lidhje me VKM apo aktivitet tjetër për çështje politike e shoqërore që ka pasur me ta. 

I pyetur nëse është marrë me aktivitet politik ai deklaroi se “nuk është marrë vetë por ka qenë mbështetës i PD-së’

 Sa i takon ish ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi tha:

Me Aldo Bumcin njihem, kam marrëdhënie miqësirë, për shkak të përfshirjes së tij në politike. E njoh që prej vitit 2004. Bisedat me të kanë qenë personale. Sa i përket faksit, nuk e di se kush e nisi dhe as nuk njoh ndonjë person që ka nisur faksin me atë mbishkrim. Nuk kam bërë asnjë padi për faksin, por në dijeninë time Aldo Bumci e ka bërë një të tillë.

Ai u pyet nga avokatët nga avokati I familarjëve në lidhje me deklarimet që janë bërë nga Kosta Trebicka dhe kabllogramin e ambasadës së SHBA për deklarimet e Luan Hoxhës i cili ka thënë se djali I ish kryeministri I kishte bërë presion që të dorëzonte municion të kalibrit të lartë në Gërdec dhe pa vonesa

Shkëlzen Berisha u shpreh se ‘janë të pavërteta dhe nuk ka komunikuar ndonjëherë me të.

Shkëlzen Berisha refuzoi të paraqitet në gjykatë seancën e 14 dhjetorit. 

Dëshmitarët e tjerë

Jorgo Mingo ushtarak dhe Ndue Marku jurist nuk pranuan të dëshmojnë pasi ushtruan të drejtën e tyre për të mos folur. Kanë qenë të pandehur dhe janë dënuar te procesi i parë i Gerdedit për shpërdorim detyre. Seanca e rradhes u la me 10 janar në orën 09:00

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:04
'Gërdeci', dy dëshmitarët që refuzuan të flasin para gjykatës

1701345187_gerdeci.JPG

Jorgo Mingo ushtarak dhe Ndue Marku jurist nuk pranuan të dëshmojnë pasi ushtruan të drejtën e tyre për të mos folur. Kanë qenë të pandehur dhe janë dënuar te procesi i parë i Gerdedit për shpërdorim detyre.

Seanca e rradhes u la me 10 janar në orën 09:00

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 27/12/2023 21:45

    Ky pjella i salehut,i kriminelit,mafiozit,vrasesit dhe SHKATËRRUESIT TE SHQIPËRISE i duhet sekuestruar pasuria e grabitur ne bashkpunim me babain saleh,motren e damirFazlliçin dhe sistemuar me paguren e shurres nen koke dhe sa me shpejt gjykimin e dhenien e denimit qe meriton.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës