KUÇOVE - Ndalohen nga policia dy bashkëpunëtort e autorit të masakrës së ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Kuçovës. Në prangat e policisë kanë rënë Agim Halili,35-vjeç dhe Gani Haxhijani,50-vjeç, ndërkohë që autori i masakrës Riza Latifaj, që nuk është kapur ende nga policia.

Tre ditë pas masakrës së ndodhur në lagjen “Llukan Prifti” në qytetin e Kuçovës, ku shtetasi nga fshati Levan i rrethit të Fierit masakroi në banesën e bashkëshortes së tij vjerrin dhe vjerrën Rexhep e Vasilika Muço, përkatësisht 68 dhe 66-vjeç si dhe plagosi rëndë gruan e tij,45-vjeçaren Engjellushe Latifaj, policia e Beratit konfirmon se janë arrestuar dy ashkëpunëtorët e Latifaj në këtë krim makabër.

Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Agim Halili, 35-vjeç nga fshati Dragot i Elbasanit dhe dhe Gani Haxhijani, 50-vjeç nga fshati Mbrostan i Fierit. Të dy këta shtetas kanë strehuar dhe transpostuar autorin e vrasjes Riza Latifaj, pas masakrës që kreu në shtëpinë e vjerrit të tij. 35-vjeçari Agim Halili, pas vrasjes, e ka transportuar Rizanë me motorr nga Kuçova në fshatin Mbrostan të Fierit, ndërsa 50-vjeçari Gani Haxhijani e ka strehuar në banesën e tij në këtë fshat.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së shtunës në qytetin e Kuçovës ,ku autori Riza Latifaj kishte shkuar për tu pajtuar me bashkëshorten, e cila prej 2-muajsh kishte kërkuar divorcin dhe ishte larguar nga banesa bashkëshortore për të jetuar me prindërit e saj në Kuçovë. Pasi nuk ka mundur të pajtohet me bashkëshorten, 58-vjeçari Riza Latifaj ka qëlluar me breshëri automatiku mod.56 në drejtim të vjerrit Rexhep Muço që vdiq në vend, në drejtim të vjerrës Vasilika Muço, e cila vdiq në Spitalin e Beratit dhe në drejtim të bashkëshortes 45-vjeçares Engjellushe Latifaj që ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se autori i kësaj masakre Riza Latifaj është strehuar për 2-ditë në banesën e Gani Haxhijanit dhe më pas është larguar sërish në drejtim të paditur. Sipas policisë së Beratit që është duke bashkëpunuar edhe me policinë e Fierit, po punohet për gjetjen e vendndodhjes së vrasësit Riza Latifaj