Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Laert Haxhiut, duke lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj tij për “Masakrën e Lushnjës”.
Shkalla e tretë e gjyqësorit nuk pranoi kërkesën e Haxhiut për prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm. Vendimi është dhënë nga trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni.
Laert Haxhiu është shpallur fajtor për ngjarjen e rëndë të ndodhur në vitin 2017 në Lushnjë, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën edhe Bujar Turku dhe Marius Xhepexhiu.
Për të njëjtën çështje janë dënuar me burgim të përjetshëm edhe Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi.
Të dënuarit akuzohen për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave”, “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Komente










Vetem politika mban lekun e madh , pjesa tjeter Jane qeshtje kohe sa tju hidhen celsat ne lumë! Merruni me avokati politike dhe me arsimim sepse do keni fund te hidhur ! Politika ben trajnime dhe arsimim per vete , ne fund politika ka lekun femra para dhe dinasti kurse kush i ka sherbyer krimit apo krimit ekonomik politik eshte thjesht qeshtje kohe , poltika i dergon ne zero! Pra leku madh nuk eshte ndertuar ta shijoje krimi, leku madh eshte per politiken dhe per bankat (matriksin ) ! Brezi i ri , thirrni mendjen futuni arsimit , teknologjise punes dhe politikes ! Po u futet krimit politik apo krimit social do keni fund te njohur , Déjà vu matrix ! Pra sistemi eshte evolucion dhe arsim ! Ngushéllime per brezin e ri qe ka nis keto rruge te jetes , poltika do ti perdore dhe ne fund ikin per lesh ! Kjo eshte e gjitha ! Sa per politiken historia njeriut ka treguar qe brezi i ri do ta munde brezin e vjeter politik! Eshte qeshtje natyrore !
Përgjigju