Arrestohet 28-vjeçari me origjinë shqiptare, Endri Elezi i akuzuar si bashkëpunëtor në masakrën e Nicës në Francë më 14 korrikut 2016. Elezi, u arrestua në provincën e Caserta-s në shtetin italian në kuadër të operacionit të koduar “Promenade”, me pjesëmarrjen e Antiterrorit dhe Interpolit të Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe asaj franceze.
Mësohet se 28-vjeçari shqiptar , me origjinë nga Peqini ishte në kërkim pas një urdhri arresti të lëshuar nga autoritetet franceze, pasi ai ishte përgjegjës për furnizimin me armë të autorit të masakrës që i mori jetën 86 personave, Mohamed Lahouaiej Bouhlel.
Endri Blliku (Elezi), është i akuzuar nga autoritetet franceze për “Pjesëmarrje në grup kriminal, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, “Mbajtja pa leje e materialeve ushtarake” dhe tanimë është në pritje të ekstradimit drejt Francës.
Gjatë pesë viteve në arrati Endri Blliku, me qëllim fshehjen dhe shmangien nga kapja, ka ndryshuar disa herë gjeneralitetet e tij nga Endri Elezi në Juxhino Elezi, Xhino Elezi dhe përfundimisht në Endri Blliku.
Në masakrën e 14 korrikut të vitit 2016 në Nicë të Francës, humbën jetën 86 persona ndërsa qindra të tjerë u plagosën teksa një kamion qëlloi mbi turmën e mbledhur për të festuar ditën e kombëtare të 14 korrikut.

Endri Elezi
Komente







