​Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përkujton 102 vjetorin e Masakrës së Panaritit dhe të Hormovës, një ndër aktet më tragjike të Luftës së Parë Botërore, që shkaktoi vrasjen e mijëra shqiptarëve, gra pleq e fëmijë nga forcat shoviniste greke.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, PDIU thekson se "masakrat e forcave shtetërore greke ndaj popullsive të jugut të Shqipërisë do të kulmonte me genocidin mbi shqiptarët e Çamërisë 30 vite më vonë". "Këto akte të orkestruara për zhdukjen e shqiptarëve nga trevat e tyre fatkeqësisht nuk i përkasin vetëm historisë", thuhet në deklaratën e PDIU.

Gjithashtu, PDIU thotë se "sot më lehtësisht gjen memoriale për ushtarët pushtues grekë sesa për mijëra viktima shqiptare". "PDIU i bën thirrje shtetit shqiptar te ngrejë memoriale që kujtesa historike të bëjë që akte të tilla të mos përsëriten dhe të kërkojë që shteti grek të kërkojë zyrtarisht ndjesë", thuhet më tej në deklaratë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com