Masakra e Reçakut trillim?! Rama: E kam dënuar deklaratën e Vuçiç...por vëllezërit kosovarë janë në gabim! Vendi i tyre krah Shqipërisë, BE dhe SHBA

Edhe kryeministri Edi Rama nuk është dakord me deklaratën e presidentit të Serbisë Vuçiç se masakra e Reçakut është një trillim, dhe thotë se e ka dënuar publikisht këtë. Por Rama thotë se konfliktet pas luftës duhen zgjidhur me dialog. Kreu i qeverisë duke ju përgjigjur pyetjes së gazetares së Report Tv, nëse ndjen përgjegjësi personale për faktin që Kosova nuk është pjesë e shengenit ballkanik, tha se Kosova ishte e ftuar dhe ndaj saj nuk është vënë asnjë kusht. Shefi i mazhorancës tha se arritje e tij personale është fakti që ka ulur Serbinë në një tryezë pa vënë asnjë kusht për Kosovën, ku edhe vetë presidenti i Serbisë tha se të gjithë janë të mirëpritur.

"Me atë nuk jam dakord as unë, atë e kam dënuar publikisht, por unë di në historinë e njerëzimit ndonjë rast kur konfliktet pas luftës janë zgjidhur pa u ulur përballë, ose në krah dhe pa vazhduar me këmbëngulje përpjekjet për dialog. Ashtu siç nuk di ndonjë rast kur zgjidhjet të kenë ardhur sa hap e mbyll sytë. zgjidhjet duan politikë dhe diplomaci dhe jo barrikada qorrash në Facebook.

Unë do të ndjeja përgjegjësi personale në rast se Kosova nuk do të ishte e ftuar apo në rast kur do të kishte ndonjë kusht. Përmes kësaj nisme ne çlirojmë të gjithë potencialet në marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën, sa marrëveshje janë bërë dhe janë bërë thirrje e deklarata për hapjen e kufirit, ne me këtë hapim kufirin. Unë e kam arritur atë që të tjerët nuk e kanë arritur dot, që Serbia të vijë në tavolinë pa kushte për Kosovën" tha Rama.

Për kryeministrin është e rëndësishme që në këtë tryezë ishte edhe SHBA dhe BE, pavarësisht se edhe ata e kanë bërë të qartë që Serbia duhet të njohë Kosovën dhe të ndryshojë qëndrimin e saj.

"Shikojeni realitetin në sy, SHBA, vendet e mëdha të BE i kërkojnë Serbisë të njëjtën gjë që i kërkojmë dhe ne, por ulen në tryezë me Serbinë, janë këtu të pranishëm, i kërkojnë Kosovës të mos e braktisin tryezën. Mos vallë SHBA dhe BE i kanë mbyllur sytë ndaj krimeve të së shkuarës, mos valle kanë lënë të shkuarën një herë e përgjithmonë pas. mua me rezulton se të gjithë janë në të njëjtin pozicion, Serbia duhet të njohë Kosovën", tha Rama.

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën ndër masakrat më të tmerrshme në Kosovoë. 20 vjet më parë në Reçak u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid, tronditi gjithë opinionin ndërkombëtar, pas sensibilizimit të ish-ambasadorit amerikan, William Wolker. Ai e quajti,  ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit. Ndërkohë që prej asaj kohe, masakra e Reçakut cilësohet si pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës.


Lajmi kryesor:

Vetëm Kosova e Bosnja 'JO' Shengenit Ballkanik, Rama: I vetmi që ula Serbinë pa kushte...SHBA dhe BE në krah! Vuçiç: Do jetojmë në paqe apo luftë?! (VIDEO)


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan