Vetëm Kosova e Bosnja 'JO' Shengenit Ballkanik, Rama: I vetmi që ula Serbinë pa kushte...SHBA dhe BE në krah! Vuçiç: Do jetojmë në paqe apo luftë?! (VIDEO)

TIRANË - As takimi i tretë i Samitit të Shengenit Ballkanik nuk bëri dot në një tryezë të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kosova dhe Bosnje Hercegovina refuzuan ftesën e kryeministrit Edi Rama, ndërsa pas Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Samitit iu bashkua për herë të parë në Tiranë, edhe Mali i Zi.  Një tryezë pa kushte, siç u shprehën njëzëri kryeministri Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që i mirëpret të gjithë.

Presidenti i Serbisë tha se popujt tanë janë shumë të vegjël e për këtë na duhet bashkëpunimi ekonomik, teksa foli për një treg unik që do të vijë përmes njehsimit të sistemeve në Shqipëri, Maqedoni e Serbi për të thithur investitorët. Këto janë bashkëpunime tha Vuçiç që rezultatet e prekshme do t'i japin për 3 vite. Ai tha se duhen përdorur të gjithë mekanizmat për të mbajtur rininë në atdhe, me punësim e alternativa, ndërsa referuar refuzimit të Kosovës, tha se nuk pati asnjë kusht dhe të gjithë janë të mirëpritur. Edhe kryeministri Edi Rama e quajti të pakuptimtë vendimin e Kosovës, ndërsa tha se kjo po i çon në një rrugë qorre për interesa të politikës së brendshme. "Plagët e të shkuarës nuk kurohen me helm dhe acid, por me ilaçe, dhe ilaçet nuk jemi të ftuar t'i shpikim, mjafton të shohim si kanë funksionuar në realitete të ngjashme, dhe se si dialogu, dakordësia për të mos rënë dakord me gjithçka, por për të punuar së bashku mbi atë që biem dakord, i kanë krijuar gjeneratave të tjera kushte shumë të mira se të shkuarat", tha Rama.

"Kosova e ka hyrë në rrugë qorre. Po i bie vetes dhe po humb respekt, mbështetje reputacion", shtoi ai.

Shefi i mazhorancës theksoi se ësht ëi vetmi që arriti të ulë Serbinë në një tryezë pa kushte. Shengeni Ballkanik tha Rama ka mbështetjen e plotë të SHBA-ve dhe vendeve më të rëndësishme të Bashkimit Evropian, ndërsa ulja në një tryezë nuk e ndryshon qasjen ndaj së shkuarës dhe qëndrimin se Serbia duhet ta njohë Kosovën. Rama përmendi edhe faktin që vetë ai e dënoi publikisht deklaratën e Vuçiç se masakra e Reçakut është trillim, por se zgjidhjet vijnë vetëm përmes dialogut. Rama tha se më herët Kosova ka marrë pjesë në Samirit e Berlinit, CEFTA dhe në nisma të tjera rajonale në një tryezë me Serbinë, ndaj e sheh të pakuptimtë refuzimin e saj ndaj shengenit Ballkanik.  

"Kanë ngrënë e kanë pirë në darka e dreka pune dhe kanë bërë shumë mirë. Kjo nuk do të thotë se kanë hequr dorë nga pavarësia. Kjo do të thotë që jetojnë në një botë të ndërlidhur. Kosova është pjellë e luftës me bomba e SHBA dhe të shumë vendeve të BE ndërkohë që BE dhe SHBA, ishin në tryezë Kosova mungon", tha Rama.

Në të njëjtën linjë ishte edhe presidenti i Serbisë.

"Si do t'i kthejmë këta njerëz, si do t'i mbajmë këtu? Duke krijuar një atmosferë konflikti dhe lufte sepse kjo na ndihmon politikisht? U zemërova me mikun tonë Edi se gjithë kohës duket si mbrohet? Pse të mbrohemi nga ata që duan të na çojnë mbrapa në shekullin e 16-17? Që duan të na shohin sërish të luftojmë me njëri-tjetrin? Jam i kënaqur që amerikanët dhe ndërkombëtarët këtu. Ç'të keqe ka që Serbia do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmën e vet, që do të ofrojmë një shtëpi për të qenë për 100 familje shqiptare, do të ushqejmë shumë familje shqiptare, serbe, maqedonase duke krijuar vende pune, përse të kemi turp për këtë? Si do t'i tërheqim investitorët duke luftuar, duke vendosur taksa, pagesa të reja doganore?", tha Vuçiç.

Ndërkohë, presidenti i Malit të Zi tha se mini-shengeni ballkanik nuk ndryshon drejtimin strategjik për integrim në BE, madje ky samit e përshpejton procesin.

Takimi i radhës do të mbahet në Beograd, ndoshta në fund të janarit, ndërsa Presidenti i Malit të Zi kërkoi që pasardhësi të bëhet në Podgoricë. 

Mëngjesin e sotëm Presidenti i Serbisë, i Malit të Zi, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, dhe kryeministri Edi Rama vizituan qytetin e Durrësit, ku panë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Takimi në Tiranë vjen pas atij të Novi Sadit të Serbisë që ishte i pari dhe Ohrit në Maqedoni, por këtë herë risi është fakti që i është bashkuar edhe presidenti i Malit të Zi duke zgjeruar hartën e vendeve që duan të bëhen pjesë e kësaj nisme. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:27
Rama: Nuk e dua fare termin 'Mini-Shengen', jam mësuar me gjëra 'maksi'

1576935215_Screenshot4.jpg

Kryeministri Rama në një deklaratave  për gazetarët ka reaguar në lidhje me emrin që i është vendosur marrëveshjeve mesa vendeve të Ballkanit Perëndimor. Rama ka thënë se nuk e do termin 'Mini Shengen' pasi sipas tij është mësuar gjithmonë me gjëra madhore.

"Nuk e dua termin Mini Shengen, se më shkon shumë ngushtë kjo mini, jam mësuar gjithmonë me Maxi. Është cmenduri që debati që zhvillohet. Janë në letra të gjitha të dakordësuara. Referojuni takimeve dhe Berlinit. Kemi qenë aty. Sikur e patë presidentin Serb për herë të parë. Ka vetëm një të re lëvizjen e njerëzve. Ne nuk kemi kufi tokësor me Serbinë, kemi me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë. Nëse me politika e sjellim Serbinë në pozicione për ta pranuar këtë që të mos kërkojnë kushte për Kosovën"tha Rama.

Ora 15:06
Rama: Kosova në 'mini-shengen' ka mundësi të bashkëpunojë edhe vetëm me Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut

1576935235_Screenshot2.jpg

Kryeministri Rama ka thënë edhe një herë se Kosova është e mirëpritur në samitet e Mini Shengenit Ballkanik. Ai ka sqaruar se nga ana e Serbisë nuk është vendosur asnjë kusht për Kosovën dhe kjo e fundit mund të vijë në tryezë edhe duke bashkëpunuar vetëm me Shqipërinë apo me Maqedoninë e Veriut.

"Nëse Kosova hyn që këtë marrëveshje që Shqipëria e bën me Serbinë ta bëjë edhe me mua, s'dua ta bëjë me Serbinë por me Malin e zi apo Shqipërinë, nuk i thotë njeri që ta bëjë me të gjitha." tha Rama.

Ora 14:53
'Kur kërkova njohjen e Kosovës në Beograd isha hero, sot tradhtar?' Rama: Jam 100% me të drejtën! BE e SHBA të shqetësuar nga refuzimi i Kosovës

Shefi i qeverisë solli në vëmendje takimin në Beograd kur kërkoi njohjen e Kosovës nga Serbia, por tha se ai nuk është as hero as tradhtar, pasi sipas tij e gjitha po ndodh për qëllime të brendshme politike të ditës në Kosovë. Rama tha se Kosova është në gabim, dhe se vendi i saj është krah Shqipërisë në nismën e mbështetur nga miqtë më të rëndësishëm ndërkombëtare, SHBA, BE, që sipas Ramës janë të shqetësuar nga refuzimi i Kosovës për të marrë pjesë në tryezën e Samitit të Shengenit Ballkanik.

"Dje isha hero kur kërkova njohjen e Kosovës nga Serbia në Beograd, unë nuk jam as hero as tradhtar. Çfarë do thoni kur Kosova të vijë nesër në këtë tryezë, që i harruan krimet, nuk më rezulton që deri dje Serbia i kishte kërkuar falje Kosovës apo e kishte njohur Kosovën, kjo zhurmë e madhe është rezultat i atyre që duhet ta drejtojnë Kosovën drejt së ardhmes, por sot janë në një rreth vicioz që nuk e ndihmon të ardhmen. Unë nuk jam në asnjë mbrojtje, unë kam reaguar dhe do reagoj ndaj atyre që mbushin rrjetet sociale me sharje, me fyerje, me damka, që s'kanë asnjë lidhje me mua, por unë jam këtu për të çuar përpara idenë time, që nuk është një ide e pa përkrahur nga askush, por është e përkrahur me të gjithë. Jeni gabim vëllezër, jeni shumë gabim. Kosova nuk ka nevojë për një garë të brendshme se kush izolohet më shumë, apo kush shpik më shumë formula zhvillimi ekonomik që nuk qëndrojnë as në qiell as në tokë. Kosova duhet të qëndrojë afër Shqipërisë dhe miqve, që janë SHBA dhe BE, dhe të mos kthejë vizion e së ardhmes në një luftë politike të ditës. Kush fitoi nga tarifa 100%? Kush fitoi?. Unë jam takuar me presidentin Thaçi, takohem dhe flas, unë nuk kam përgjegjësi detyruese apo urdhëruese, unë jap sugjerimin tim. Jam 100% me të drejtën, se nëse nuk do të isha, të paktën një nga vendet mike, do të thoshte kjo nuk është ide e mirë. BE, Gjermani Franca SHBA, janë të trishtuara që Kosova nuk është pjesë", tha Rama.

Ora 14:39
Rama i përgjigjet akuzave të ish-kryeministrit të Kosovës: Haradinaj është një gënjeshtar i pa ditur, nuk ka asnjë lloj detyrimi në tryezë

Kryeministri Rama e ka quajtur ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj gënjeshtar dhe të paditur për sa i përket deklaratës që ky i fundit bëri në lidhje me Mini Shengenin ballkanik.

"Në çfarë forme bëhet kjo. Nuk ka asnjë nyje detyruese. Ai është një gënjeshtar që gënjeu përsëri. Nuk e di nëse e bën nga padituria apo cfarë. Ka vetëm një qëllim nisma, të zbatojë marrëveshjet e bëra më parë mes të gjitha vendeve. Në këtë proces ne duam të fusim edhe zhbllokimin e ngërçit për energjinë. Por kjo nuk bëhet në facebook. Kjo është një gënjeshtër nuk ka asnjë lloj detyrimi në këtë aspekt. Nëse Kosova hyn që këtë marrëveshje që Shqipëria e bën me Serbinë ta bëjë edhe me mua, s'dua ta bëjë me Serbinë por me Malin e zi apo Shqipërinë, nuk i thotë njeri që ta bëjë me të gjitha. Kjo është një rrugë qorre ku ndodhet Kosova. S'ka sot atje një përfaqësim, shpresoj të zgjidhet kur të vijë qeveria e re. Kur ulen nuk dinë të thonë se ku është problemi. ne nuk kemi ndryshuar gjë në qëndrimin tonë, që Serbia duhet të njohë Kovën. Por jeta e përditshme ka plotë gjëra që duhen bërë. Duhen hapur kanale bashkëpunimi. Na kanë ardhur edhe në zyrë dhe na kanë thënë se është fundit nëse i hyni kësaj rruge. Na kanë thënë për Shqipërinë e Madhe. Por unë e kam krijuar dhe kam bindur Serbinë që të mos kufizonte. Tek njerëzit ishte problemi i hapjes së kufirit. Por këta që më tregojnë mua Esat Pashën do të kalojnë pa mbajtur radhë, Kufijt do të hapen. gjithkush mund të zgjedhë të gjithë segmentin ose të pjesshëm. Unë jam për të parë përpara. " tha Rama.

Ora 14:29
'Miqtë, SHBA e BE ishin në tryezë, por Kosova sërish mungoi', Rama:  Kanë zgjedhur një rrugë qorre

Kryeministri i vendit Edi Rama duke folur për gazetarët është shprehur se Kosova është futur në një rrugë qorre dhe kjo nuk i shërben aspak zhvillimit të saj dhe integrimit. Sipas Ramës ka 5 vjet që diskuton e dialogon me Serbinë dhe se në këtë samit nuk kishte asnjë kusht që e cënonte. Ndër të tjera Rama është shprehur se të gjithë miqtë e Kosovës përfshirë SHBA dhe BE ishin në tryezë dhe mbështesin nsimën por Kosova përsëri nuk u bashkua.

"Të gjithë patriotëve  në Facebook që  bëjnë sikur kanë rënë nga qielli, ka të paktën 5 vjet që janë në tryezë me Serbinë dhe në gjithë formatete në Berlin në Londër në Sarajevë dhe duket sikur është hera e parë që bëhet një takim për ata që udhëheqësit e Kosovës kanë rënë dakort. Kanë ngrënë e kanë pirë në darka e dreka pune dhe kanë bërë shumë mirë. Kjo nuk do të thotë se kanë hequr dorë nga pavarësia. Kjo do të thotë që jetojnë në një botë të ndërlidhur. Kosova është pjellë e luftës me bomba e SHBA dhe të shumë vendeve të BE ndërkohë që BE dhe SHBA,ishin në tryezë Kosova mungon. Kosovës nuk i janë vënë kushte dhe nuk kemi ndryshuar qasje për tu njohur edhe nga Serbia. Por ka hyrë në një rrugë qoarre, po humb respekt reputacion dhe mbështetje. Në të gjithë këtë përpjekje që nuk ka qenë dakort. Procesi i Berlinit, Cefta, Nisma Rajonale të gjitha." tha Rama.

Ora 14:28
'Shpresoj që  Kosova dhe Bosnja të reflektojnë...', Rama: Është nisma e së ardhmes

Teksa u pyet nëse kishte kushte të reja dhe a ishte një përgjigje për BE ky unifikim i vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rama është përgjigjur se këtë nuk po e bën aspak për të marrë vota. Rama është  ndalur sërish tek refuzimi i Kosovës, duke thënë se dera është e hapur dhe se zhvillimi e integrimi nuk vjen duke u izoluar. Ndër të tjera Rama është shprehur se miqtë e Kosovës si SHBA dhe BE ishin të pranishëm në këtë iniciativë dhe për Kosovën është rruga e integrimit.

"Ka 20-30 vjet, që sa herë duhen marrë vota, duhet të hapet kufiri më Kosovën. Kufiri nuk hapet, se çohen në Bruksel e në Ëashington. Sot ne po themi të hapin të gjitha kufinjtë. do të konsiderohej e papranueshme që mungesa e Kosovës do të ishte si kusht nga Serbia, por nuk ka asnjë lloj kushti. Nëse biem dakord për liberalizim çfarë fiton Kosova duke mos ardhur. Askush nuk thotë kjo nuk duhet bërë me Kosovën. Deklaratat janë politike, Kosova nuk ka nevojë për izolim dhe vetëpërjashtim apo garë se kush është më refuzues ndaj integrimit. Nuk ka nevojë për ata që e mbështetën në ditët më të vështira. Sot këtu janë BE, SHBA, edhe 4 vende të tjera, që kanë derën e hapur. Kjo është rruga për Kosovën për integrim. Historitë e tjera, vendosjen e pikave krahasimore me SHBA dhe të Kinës janë vetëvrasje. Pasi miqtë dhe partnerët në këtë proces janë këtu dhe nuk mungojnë. Pa diskutim se kjo nuk bëhet për pushtet dhe për vota. Po të ishte, nuk do të ishim këtu sot. Kjo bëhet për të ardhmen për njerëzit. Ata të zakonshmit dhe sipërmarrësit që duan investime. Ne jemi shumë të vegjël kur jemi të ndarë. Nëse duam investime duhet një treg i hapur. Serbia shënon nr më të madh të investimeve të huaja. Sa është tregu, sa janë burimet njerëz. Kjo nisëm është nisëm për të ardhmen jo një oxhak për të shkuarën. Ë shkuara na ndan e ardhmja na bashkon. Duhet të kemi kurajo për të thënë në sy të shkuarën por sy më sy të bashkëpunojmë për të ardhmen. Nëse mbytemi në acidin e të shkuarës do të mbytemi  dhe unë nuk kam për ta lejuar deri sa të jem gjallë." tha Rama në mbyllje të këtij takim.

Pak më parë Rama deklaroi se uron që Kosova dhe Bosnja të mos mungojnë për arsye politike por të reflektojnë.

"Viti 2020 do të flasë vetë për këtë. Në fund të 2020 shifrat e ekonomive të vendeve në këtë tryezë, dhe uroj shumë edhe të Kosovës edhe të Bosnjes që mungojnë këtu për arsye të mos arsyes politike, do të reflektohet në shifrat e punësimit, investimeve të huaja. Çdo vit kjo shenjë domethënëse do fillojë të kthehet mjaft domethënëse. Kjo nuk është shkencë. Të tjerët e kanë" 

Ora 14:25
Masakra e Reçakut trillim?! Rama: E kam dënuar deklaratën e Vuçiç...por vëllezërit kosovarë janë në gabim! Vendi i tyre krah Shqipërisë, BE dhe SHBA

Edhe kryeministri Edi Rama nuk është dakord me deklaratën e presidentit të Serbisë Vuçiç se masakra e Reçakut është një trillim, dhe thotë se e ka dënuar publikisht këtë. Por Rama thotë se konfliktet pas luftës duhen zgjidhur me dialog. Kreu i qeverisë duke ju përgjigjur pyetjes së gazetares së Report Tv, nëse ndjen përgjegjësi personale për faktin që Kosova nuk është pjesë e shengenit ballkanik, tha se Kosova ishte e ftuar dhe ndaj saj nuk është vënë asnjë kusht. Shefi i mazhorancës tha se arritje e tij personale është fakti që ka ulur Serbinë në një tryezë pa vënë asnjë kusht për Kosovën, ku edhe vetë presidenti i Serbisë tha se të gjithë janë të mirëpritur.

"Me atë nuk jam dakord as unë, atë e kam dënuar publikisht, por unë di në historinë e njerëzimit ndonjë rast kur konfliktet pas luftës janë zgjidhur pa u ulur përballë, ose në krah dhe pa vazhduar me këmbëngulje përpjekjet për dialog. Ashtu siç nuk di ndonjë rast kur zgjidhjet të kenë ardhur sa hap e mbyll sytë. zgjidhjet duan politikë dhe diplomaci dhe jo barrikada qorrash në Facebook.

Unë do të ndjeja përgjegjësi personale në rast se Kosova nuk do të ishte e ftuar apo në rast kur do të kishte ndonjë kusht. Përmes kësaj nisme ne çlirojmë të gjithë potencialet në marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën, sa marrëveshje janë bërë dhe janë bërë thirrje e deklarata për hapjen e kufirit, ne me këtë hapim kufirin. Unë e kam arritur atë që të tjerët nuk e kanë arritur dot, që Serbia të vijë në tavolinë pa kushte për Kosovën" tha Rama.

Për kryeministrin është e rëndësishme që në këtë tryezë ishte edhe SHBA dhe BE, pavarësisht se edhe ata e kanë bërë të qartë që Serbia duhet të njohë Kosovën dhe të ndryshojë qëndrimin e saj.

"Shikojeni realitetin në sy, SHBA, vendet e mëdha të BE i kërkojnë Serbisë të njëjtën gjë që i kërkojmë dhe ne, por ulen në tryezë me Serbinë, janë këtu të pranishëm, i kërkojnë Kosovës të mos e braktisin tryezën. Mos vallë SHBA dhe BE i kanë mbyllur sytë ndaj krimeve të së shkuarës, mos valle kanë lënë të shkuarën një herë e përgjithmonë pas. mua me rezulton se të gjithë janë në të njëjtin pozicion, Serbia duhet të njohë Kosovën", tha Rama.

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën ndër masakrat më të tmerrshme në Kosovoë. 20 vjet më parë në Reçak u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid, tronditi gjithë opinionin ndërkombëtar, pas sensibilizimit të ish-ambasadorit amerikan, William Wolker. Ai e quajti,  ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit. Ndërkohë që prej asaj kohe, masakra e Reçakut cilësohet si pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës.

Ora 14:13
Vuçiç flet sërish për Kosovën: Nuk u vu asnjë kusht, të gjithë të mirëpritur! (dhe një zemërim me mikun Edi)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se teksa Ballkani pret që BE të reformojë politikat e saj të brendshme, nuk mund të qëndrojë në pritje, por tha se mënyra si liderët organizojnë rajonin nuk varet nga fuqitë e mëdha. Vuçiç tha se bashkëpunimi duhet për të forcuar ekonominë dhe për të thithur investitorët e huaj. Me disa pyetje që duket se i drejtoheshin Kosovës dhe Bosnjes Hercegovinës, të vetmet nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor që refuzuan Shengenin Ballkanik, se cila është rruga e zgjidhjes, e ardhmja apo lufta. Presidenti i Serbisë tha se duhen vënë në jetë të gjitha proceset ekonomike për të mbajtur në atdhe të rinjtë që po largohen në masë nga vendet e Ballkanit.  "Si do t'i kthejmë këta njerëz, si do t'i mbajmë këtu? Duke krijuar një atmosferë konflikti dhe lufte sepse kjo na ndihmon politikisht?", tha Vuçiç, ndërsa nuk la pas edhe notat e humorit, kur tha se kryeministri Rama, miku i tij Edi siç ai u shpreh, nuk ka përse të mbrohet kaq shumë për këtë projekt të Ballkanit.

"U zemërova me mikun tonë Edi se gjithë kohës duket si mbrohet? Pse të mbrohemi nga ata që duan të na çojnë mbrapa në shekullin e 16-17? Që duan të na shohin sërish të luftojmë me njëri-tjetrin? Apo të mendojmë se si ta ndihmojmë njëri-tjetrin", tha Vuçiç, teksa shtoi se rezultatet e marrëveshjeve të bashkëpunimit, do të reflektohen jo për 3 muaj, por në 3 vite.

Lidhur me pyetjen se a ju vunë kushte të reja Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës që mund të ketë sjellë refuzimin e tyre, Vuçiç u përgjigj: "Nuk ka kushte për asnjë, të gjithë janë të mirëpritur".

Përgjigjja e plotë

"Jemi kaq të vegjël, kaq të parëndësishëm po të mos i bëjmë tregjet tona të punës më të mëdha, po që se nuk bashkohemi së bashku, sa të rinj janë larguar nga vendet e Ballkanit? Më thoni një vend që nuk largohen çdo ditë? Si do t'i kthejmë këta njerëz, si do t'i mbajmë këtu? Duke krijuar një atmosferë konflikti dhe lufte sepse kjo na ndihmon politikisht? U zemërova me mikun tonë Edi se gjithë kohës duket si mbrohet? Pse të mbrohemi nga ata që duan të na çojnë mbrapa në shekullin e 16-17? që duan të na shohin sërish të luftojmë me njëri-tjetrin? Apo të mendojmë se si ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Mbrëmë në koncert u kënaqa por u ndjeva dhe i trishtuar. E njoha më tepër kulturën shqiptare. Dua t'ju pyes a mund të më thoni diçka që është e keqe nga kjo gjë? Jam i kënaqur që amerikanët dhe ndërkombëtarët këtu. Mendoj se më e rëndësishme është ajo që mendojnë qytetarët. C'të keqe ka që Serbia do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmën e vet, që do të ofrojmë një shtëpi për të qenë për 100 familje shqiptare, do të ushqejmë shumë familje shqiptare, serbe, maqedonase duke krijuar vende pune, përse të kemi turp për këtë? Si do t'i tërheqim investitorët duke luftuar, duke vendosur taksa, pagesa të reja doganore? Kjo gjë nuk do të finalizohet në 3 muaj. Por shikoni rritjen e këtyre vendeve mbas 3 viteve, krahasojini me disa të tjerë, sepse duke krijuar një mjedis të tillë, duhen vite, vetëm atëherë do të shikohen rezultatet e mundshme. Kur vjen puna tek Evropa. Nuk ka kushte për asnjë, të gjithë janë të mirëpritur. Ne jemi në rrugën tona Evropiane, kanë kaluar 6 vite kur kemi hapur bisedimet. Ne duhet t'i lutemi Zotit dhe pastaj duhet t'i lutemi atyre 2-3 kapituj? Jo nuk dua të poshtëroj as veten time, as popullit tonë. Unë popullit i them që po e bëjmë punën tonë dhe ata ta vlerësojnë. Këtë e them hapur, gjithçka varet nga politika e tyre në të ardhmen. Ne mund të jemi më të mirët, por asgjë s'do të përfitojmë, sepse ka shtete evropiane që nuk do të ishin të afta të hapnin bisedimet me BE. Nëse ne do të bënim atë që bëjnë disa shtete të tjera të Evropës, do të na kritikonin shumë në Evropë, të katërt vendet tona. Le të bëjmë ato që varen nga ne. Mënyra si ne organizojmë rajonin tonë, varet nga ne dhe jo nga fuqitë e mëdha", tha Vuçiç.

Ora 13:58
'Bashkëpunim për lëvizje të lirë dhe punë...' Zoran Zaev: Do ishim të gëzuar për tryezë në Prishtinë dhe në Sarajevë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev fjalimin e itj e ka nisur me situatën pas tërmetit në Durrës, duke u shprehur se  ndjen shumë keqardhje për të prekurit nga tërmeti. Ai ka bërë thirrje vendit të tij dhe qytetarëve që të vazhdojnë të ndihmojnë Shqipërinë për fazën e rindërtimit. Ndër të tjera Zaev ka thënë se  do të nënshkruhet në Beograd një bashkëpunim me emergjencat për fatkeqësitë natyrore. Po ashtu sipas Zaev kjo nismë do të zhvillojë rajonin dhe do të jetë një ndihmë e madhe për të afruar Ballkanin me Evropën.  

"Sot në mëngjes shkuam në Durrës dhe më erdhi shumë keq. Shpresoj që ndihma të zbusi pak plagën. Ndihma do të vazhdoj, u bëj thirrje qytetarëve dhe vendeve tona që të vazhdojnë ndihmat se është një nga segmentet me të rëndësishme rajonale. Në Beograd në fillim do të nënshkruajmë për një bashkëpunim. Ajo që ne arrijmë, kjo është një përmbledhje. Është një bashkëpunim 24 orësh, do të zgjerojmë korsitë dhe do të kemi peshore në pikat kufitare. Ajo që kemi si shembull në Ohër, ne 4 javë kemi bërë shumë nënshkrime. Kjo tregon të mirat që kemi. Edhe në rastin e Shqiptarëve nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut ka shumë interes dhe dua ti them të bashkohen. Do të nënshkruhen marrëveshje me një ndalesë ata shumë shpejt në pikat kufitare nuk do të ketë asnjë ndalesa. nëse tani ka një më vonë s'do të ketë. Në sistemet doganore do të njihen automatikisht operatoret ekonomik. Në shkurt do të nënshkruajmë memorandiumin e lëvizjes vetëm me karta id. Edhe për punë që të punojnë në të gjithë vendet e rajonit. Do të kemi mundësi që qytetarët të përfitojnë nga një sistem i tillë, të ketë vetëm një procedurë të vetme për lejen e punës. Plani i BERZH për të patur një konferencë të veçantë është themelor. Duhet të jemi pjesë e kësaj konference. Të gjithë në botë që do të vijnë nga Hungaria Greqia. Nese një kinez vjen në Beograd të ketë mundësi të hyjë lirisht në të gjitha vendet e rajonit. Shqipëria dhe Maqedonia presin vendimin pozitiv për pranverën e ardhshme. Do ta ndjejnë partnerët evropian, prandaj shpreh vlerësimin për komisionin Evropian. Ata konfirmojnë se ne jemi të fokusuar për Bashkimin Evropian. Takimi tjetër do të jetë në Beograd. Ndërsa takimi tjetër në Malin  e Zi. Më pas do të jemi të gëzuar të vazhdojmë në Sarajeve apo në Prishtinë. " tha Zaev.

Ora 13:55
Presidenti i Malit të Zi: Mini-shengeni ballkanik nuk ndryshon drejtimin strategjik për integrim në BE sa më shpejtë

Presidenti i Malit të Zi thotë se Shengeni Ballkanik nuk ka asnjë qëllim të krijojë një union ballkanik për të zëvendësuar faktin që BE nuk e ka më në krye të axhendës zgjerimin e BE-së. Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve shqiptare, presidenti malazez tha se nuk ka asnjë shans që kjo nismë të ndryshojë strategjinë për integrimin në BE, madje sipas tij, shengeni ballkanik ka synim ta përshpejtojë këtë proces.

"Mendoj që është shumë e qartë. Nuk mendoj se pjesëmarrja e të gjithëve në këtë dialog në vetvete përmban idenë e krijimit të ndonjë bashkimi, bashkimi ballkanik për të zëvendësuar anëtarësimin tonë në BE. Ne dëshirojmë të jemi anëtarë të BE, në këtë fushë ne kemi kohë që punojmë dhe kemi negociuar për 7 vjet me BE prandaj nuk jemi të gatshëm të ndryshojmë drejtimin strategjik tani. Nuk kemi marrë asnjë informacion të ri që do të ngurronim, kemi deklaruar që jemi kundër çdo ideje për të ndërruar rregullat e lojës tani, sepse rregullat janë vendosur në Selanik në 2003, dhe më tej në 2013 kur filluam bisedimet. Mali i Zi nuk do të donte ta zëvendësonte këtë gjë me bashkim tjetër. I njohim të gjitha iniciativat rajonale që na sjellin më afër këtij qëllimi. Mbështetja e BE dhe institucioneve të tij, dhe SHBA, për mua personalisht ndihmojnë për ta përshpejtuar anëtarësinë tonë në BE dhe do të largojë padurimin e qytetarëve tanë për të hyrë në BE sa më shpejt", tha Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic

Ora 13:52
Djukanovic: Përpjekje për gjithëpërfshirje, pas Beogradit takimi tjetër do të bëhet në Podgoricë

Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic duke folur në konferencën e përbashkët për takimin e liderve të Ballkanit ka thënë se Mali i Zi është mirënjohës për këtë iniciative dhe që është thirrur si bashkëpunëtor.
Djunkanovic shtoi se është i gatshëm që të mirëpres takimin e radhës të kësaj nisme.

Ndër të tjera presidenti malazez është ndalur edhe tek tërmeti në Durrës ku ka thënë se vendi i tij do të jetë përkrahë Shqipërisë.

Për sa i përket Mini Shengenit, Djunkovic është shprehur se të gjithë ata shtete të Ballkanit që shohin interes e kanë derën të hapur.

"Dua të falenderoj në  veçanti Ramën për mikpritjen e tij të mrekullueshme. Po filloj duke shprehur përshtypjen e parë në Durrës. E pamë që një numër i konsiderueshëm po vuajnë pasojat e tërmetit. Dua të nënvizoj solidaritetin me të gjitha vendet me Shqipërinë. Edhe Mali i Zi pati një fatkeqësi. Do të sigurojmë mbështetje për të kaluar këtë situatë të vështirë. Ju falenderoj për ftesën që të të diskutoj mes jush për përfitimet e këtij Mini shnegeni,. Por edhe për vendet e tjera. Kjo është pjesë përbërëse, është përfshirëse dhe të gjithë që e shohin të mirën e saj të bashkohen me të. Nëse mendojmë se mund të sjellim një të mirë për të të bashkangjiten. Ne kemi qenë iniciatorëve në 27 iniciativa rajonale. Krijojnë mundësi të shkëlqyera, për mirëbesim dhe zhvillimin e rajonit. Iniciativat rajonale krijojnë mundësi për bashkëpunim  më të gjerë ku ne duam të jemi anëtar. Përmendim BE. Rama përmendi mundësin që Mali i Zi mund të organizojë takimin tjetër. ne jemi të gatshëm  e një iniciative të tjerë."

"Duhet të nxisim dialogun e çdo teme. Përfshijmë të gjithë që e gjejnë me interes këtë dialog. Është shumë e rëndësishme që aktivitetet të jenë në harmoni me të tjerat. Do të sjellë përmirësim.  Kemi folur për lirit e ndryshme të kësaj iniciative tani është koha ta zbatojmë. Ne besojmë se kjo do të sjellë zhvillim për ne. Cdo iniciativ duhet të shohim një mundësi për të bërë progres. Ne duam të hymë në BE por duam që ti bëjmë shoqëritë me Evropiane. Popujt tanë i takojnë Europës dhe duhet të kenë të njëjtat standarde jetese. Duhet të punojmë për inciativat që na ndihmojnë për të këtë. Ne arritëm për sa mundësi ka kjo iniciativë. Do të jetë kënaqësi për të kontribuar në këtë."  tha Djunkanovic.

Ora 13:48
Vuçiç: Zgjerohen korsitë në kufi për të shmangur radhët, treg unik ballkanas...Njehsohen sistemet për investitorët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se janë arritur marrëveshje të rëndësishme mes vendeve të Ballkanit sa i përket lehtësimit të tregtisë së mallrave, për të shkuar drejt një projekti final: Një treg unik, më i madh, që do të realizohet përmes përafrimit të rregulloreve mes Shqipërisë, Serbisë, e Maqedonisë së Veriut.

"Diskutuam si të lehtësojmë tregtinë e mallrave, e duket se kemi marrë vendime të rëndësishme.

Ka rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë rajonin, se ne do të vijojmë të rindërtojmë, do të kemi funksion 24 orë në pikat kufitare të doganës, do të lehtësojmë procedurat, do të kemi më shumë hapësira për kamionët që mos të rrinë më shumë se 5-6 orë në pikat kufitare, do të përpiqemi të zbatojmë marrëveshjen e operatorëve të autorizuar. Që të kenë mundësi të kalojnë më lehtësisht kamionët, do të ulë kostot operative.

320 mijë kamionë kalojnë kufi, në vit, kjo ju tregon se çfarë përfitimesh ka një gjë e tillë, dhe natyrisht edhe ata që shqetësohen e quajnë mini0shengen, do të përpiqemi të krijojmë një treg të përbashkët pune, që nënkupton një nivel më të lartë tërheqje për investitorët e huaj. Ne do të kemi të njëjtat sisteme, kur serbët do të punojnë në të njëjtat kushte me shqiptarët, ashtu sikundër edhe në Serbi e Maqedoninë e Veriut. Pra do të marrin leje të përhershme pune në Shqipëri, dhe e njëjta vlen edhe për në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut,  

Do të përafrojmë rregulloret, për të bërë një treg unik më të madh dhe më të mirë për të gjithë.

Kjo është shumë e rëndësishme për ne që jemi vende të vogla me pak banorë", tha Vuçiç.

Ora 13:36
Vuçiç: Të hënën qeveria e Serbisë miraton një vlerë domethënëse për Shqipërinë, do bëhemi ndër donatorët më të mëdhenj për tërmetin

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se qeveria e Serbisë të hënën do të marrë një vendim për të dhuruar një fond për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, duke u kthyer tha ndër të parët donatorë sa i përket vlerës, por pa e specifikuar atë.

"E rëndësishme për ne është që bashkëpunimi ynë të bëhet sa më intensiv. Shpreh ngushëllimet e mia për të gjitha familjet e personave që vdiqën në këtë tërmet të tmerrshëm që goditën Shqipërinë. Për aq sa mundëm duke dërguar ekipet e shpëtimit, por besoj se gjithë njerëzit në vend tuaj e kuptuan gjithë simpatinë tonë, falenderoj kryeministrin Rama që na çoi në Durrës, ku pamë fëmijë, prindërit, gjyshërit e tyre që kishin humbur të afërmit. Qeveria e Serbisë do të marrë një vendim të hënën për të ndihmuar me një vlerë domethënëse Shqipërinë, dhe besoj se do të jetë një nga 2-3 apo 4 donatorët më të mëdhenj për Durrësin, Thumanën e zonat e tjera në Shqipëri", tha Vuçiç.

Por jo vetëm kaq.

Presidenti i Serbisë njoftoi se është arritur një marrëveshje mes Shqiëprisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që "njësitë tona të emergjencës, të shpëtimit të bashkëpunojnë më ngushtë në të ardhmen kur një tragjedi të godasë Shqipërinë, Serbinë, Maqedoniëm e Veriut". Autoritetet e vendeve respektive që goditen nga katastrofa do të jenë në dispozicion të njëri-tjetrit, tha Vuçiç.

Ora 13:20
Rama falenderon me EMRA për solidaritetin botëror pas tërmetit...flet edhe për mungesën e Kosovës në 'shengenin ballkanik'

Kryeministri Edi Rama falenderoi të gjithë fqinjët, Bashkimin Evropian, dhe organizatat financiare ekonomike që u solidarizuan me Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Kreu i qeverisë nuk mundi të linte jashtë vëmendjes së tij, faktin që Kosova ashtu si edhe në dy takimet e shkuara të Samitit të Shengenit Ballkanik refuzoi të merrte pjesë. Për shefin e mazhorancës kjo është një nismë në favor të gjithë Ballkanit sa  i përket përshpejtimit të procedurave integruese, por tha se është zgjedhje e Kosovës, për të mbetur peng i së shkuarës.

"Në mbyllje të takimit të tretë i nismës së Ballkanit perëndimor për të çuar përpara procese të nisura prej vitesh dhe për të zbatuar marrëveshje të bëra prej vitesh, në radhë të parë të shpreh falenderimin tim më të thellë për të gjithë solidaritetin e shprehur nga të tre miqtë e nderuar që ndajnë bashkë me mua tryezën dhe nga vendet e tyre. U jam shumë mirënjohës të gjithë trupave të kërkim shpëtimit edhe të gjithë individëve dhe grupeve që erdhën nga Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, për të asistuar Shqipërinë dhe shqiptarët, popullin e prekur në zonën ku goditi fort tërmeti, dhe për të shpëtuar bashkë me të tjerët jetë njerëzish. Është diçka që do të mbetet e mbresuar përgjithmonë në kujtesën tonë, dhe është një shembull kuptimplotë i faktit se ndajmë së bashku fatet tona në një territor, në një hapësirë, ku jemi të gjithë të detyruar të kapërcejmë të shkuarën dhe të ndërtojmë një të ardhme të denjë, me paqe, prosperitet për të gjithë fëmijët tanë.  Dua të falenderoj nga zemra përfaqësuesit e BE, departamentin e shtetit, si dhe gjithë përfaqësuesit e organizatave të rëndësishme financiare ndërkombëtare, Bankën Botërore, bankën evropiane të investimeve, BERZH, që ishin në këtë takim, dhe që e mbështesin këtë proces.

Nuk do të lodhem së përsërituri që kjo nismë nuk është përjashtuese për askënd. Është gjithëpërfshirëse, është e hapur, nuk ka kushte, nuk i imponohet askujt, dhe nuk imponohet nga askush. I kemi ftuar edhe në Tiranë, si edhe më parë, të gjithë dhe më lejoni ta them hapur se për mua refuzimi i përsëritur i autoriteteve të Kosovës për të marrë pjesë në këtë tryezë është i pakuptueshëm, dhe mendoj se është i dëmshëm për vetë Kosovën. Ne jemi këtu për të ndërtuar urën midis së shkuarës që na ndan dhe një të ardhmeje që na bashkon. Bindja ime e thellë është se i gjithë ky proces është në koherencë të plotë me ambiciet e shprehura nga vendet, për tu bërë pjesë e familjes Evropiane duke bashkuar forcat për ta përshpejtuar procesin e integrimit në BE, dhe për të krijuar në hapësirën tonë, standardet që i përgjigjen 4 lirive të BE, liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Plagët e të shkuarës nuk kurohen me helm dhe acid, por me ilaçe, dhe ilaçet nuk jemi të ftuar t'i shpikim, mjafton të shohim si kanë funksionuar në realitete të ngjashme, dhe se si dialogu, dakordësia për të mos rënë dakord me gjithçka, por për të punuar së bashku mbi atë që biem dakord, i kanë krijuar gjeneratave të tjera kushte shumë të mira se të shkuarat.

Nisma nuk ndalet dhe do të vazhdojë me bindjen se i kemi të gjitha forcat për të zbatuar marrëveshje që janë bërë më parë. Në asnjë rast historia nuk tregon se vetëizolimi, vetëpërjashtimi, mbyllja dhe refuzimi të kenë sjellë ndonjë të mirë, apo të kenë mbjellë ndonjë pemë me fruta të dobishme për gjeneratat e tjera", tha Rama.

Ora 13:11
Mini-Shengeni Ballkanik/ Zoran Zaev zbulon nga Durrësi një ndër vendimet që do miratohet sot në Tiranë


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se do të mbështesë dhe do të japë ndihmë të mëtejshme në periudhën e rindërtimit për shqiptarët e prekur nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

Teksa vizitoi Durrësit dhe u njoh nga afër me dëmet atje, Zaev zbuloi edhe njërin nga vendimit që do të nënshkruhet ditën e sotme në samitin e Mini shengenit Ballkanik.

Kreu i qeverisë maqedonase thekson se sot në Tiranë, në Samitin që do të zhvillohet mes liderëve të këtyre vendeve, do të firmoset një dokument për trajtimin e përbashkët të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave.

 Pas vizitës së zhvilluar paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe atë të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç liderët e Ballkanit Perëndimor janë zhvendosur në Tiranë për të çuar në fund samitin.

 “Si një shprehje solidariteti me qytetarët e Shqipërisë, dhe në mbështetje të frymës dhe mbështetjes së banorëve të qyteteve dhe vendbanimeve të tjera që pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit, së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë dhe drejtuesit e tjerë të pranishëm në një takim në Tiranë, ne vizituam këtë mëngjes Durrësin.

Ne u takuam me disa nga familjet që tani po rindërtojnë shtëpitë e tyre në vazhdën e fatkeqësisë tragjike, dhe riafirmuam gatishmërinë tonë për të vazhduar me mbështetje dhe ndihmë të mëtejshme në periudhën e rimëkëmbjes nga tërmeti.

Me vizitën në Durrës, ne njoftuam bashkëpunimin tonë të përbashkët në trajtimin e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave që do të përfshihen në dokument për integrimin më intensiv të rajonit që do të miratohet sot në Tiranë”, shkruan Zaev.

Ora 11:04
Pas vizitës në Durrës, liderët e Ballkanit Perëndimor mbërrijnë në Tiranë, foto para konferencës për shtyp

Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë, kryeministri i Maqedonisë dhe Presidenti i Malit të Zi, pas vizitës në Durrës dhe në Golem ku janë njohur me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26-nëntorit,  kanë mbërritur në hotel Rogner.

Ata kanë bërë edhe foton para samitit të 'Mini Shengenit Ballkanik', atë për çfarë janë mbledhur. Pas pak pritet të nisë takimi i parë që sipas axhendës është takimi i liderëve, që pason me takimin e delegacioneve. Në 13.15 është parashikuar edhe konferenca për shtyp e tyre.

Ora 10:39
Aktivistët në Tiranë protestë kundër 'Mini-Shengenit ballkanik'

Një grup aktivistësh janë mbledhur tek Kryesia e Kuvendit për të protestuar kundër Mini-Shengenit Ballkanik. Ata janë shprehur kundër kësaj marrëveshje mes vendeve lidere të Ballkanit Perëndimor.

"Ne kundërshtojmë minishengenin ballkanik që është projekti i një jugosllavie të re. Kjo është axhenda personale e kryeministrit  që po na con turravrap drejt rilindjes” tha Aulon Kalaja iniciator i kësaj proteste.

Edhe një ditë më parë Vetëvendosje, qendra në Shqipëri protestoi kundër ardhjes së Vuçiç.

Në samit janë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Malizt të Zi Milo Djukanovic ndersa Kosova ka refuzuar te marre pjese. 

Ora 09:50
Liderët e Ballkanit në Golem me të akomoduarit në hotel pas tërmetit, banori: Një pritje e jashtëzakonshme

Kryeministri, Edi Rama, së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç,  kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti i Malizt të Zi Milo Djukanovic  pasi u njohën me dëmet nga tërmeti në Durrës, kanë vizituar në një hotel të akomoduarit që u larguan nga banesat e tyre për shkak të dëmeve.

Në këtë hotel ishin të strehuar 250 njerëz dhe shumica prej tyre ka fituar bonusin e qirave që mund të jetojnë edhe më gjatë në këto struktura strehimi.

Ndërkohë banorët e akomoduar në këtë hotel u shprehën shumë të kënaqur me shërbimin.

"Ketu vetëm hamë e pimë, jemi shumë mirë. Një pritje jashtëzakonisht e mirë. Unë banoj në lagjen 13 në Durrës" tha një banor

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tahiri: 23/12/2019 09:46

    EDI RAMA PO SI NUK KE TURP qe e con vucicin dhe zaevin ne durres dhe e fut ne ca lagje te shkatarruara nga vtermeti dhe te tejmbushura me pallate nga dako,,,ti edi rama dhe te gjithe politikanet tane jeni shkatarrues te qyteteve kryesore te shqiperise,tiranes,duresit,vlores,sarandes...i keni prishur ajrin duke i prere pemet,,lulishtet dhe betonizuar me pallate,,ty duhet te hetoje spaku per kete....

    Përgjigju
  • Emi: 22/12/2019 10:44

    Per her te par ne histori shqiptare ishin nje hap para serbis dhe tash e llime.

    Përgjigju
  • redi: 22/12/2019 10:21

    Vetem bashkepunimi dhe paqja do te largojne perfundimisht reminishencat e se kaluares ne Ballkan.Kosova duhet te merrte pjese ne samit dhe mosmarreveshjet do te zgjidhen vetem ne bisedime dypaleshe me Serbine . Mbas formimit te qeverise ,dhe Albin Kurti do sdo, do ulet ne tavoline per bisedime.E kaluara nuk harrohet por duhet te ecim perpara drejt objektivit te BE.Rama do kishte pergjegjesi po mos te ftonte palen kosovare ,por ne rastin konkret nuk ka faj.

    Përgjigju
  • Albani: 22/12/2019 09:57

    Ndoshta ishte udhes qe Z Rama tu sqaroj lidershipit kosovare qe "Mini shengen" eshte vizion i Kancrlares Merkel, s do te kishte ferkime as polemike me kosovaret.Por qe patjeter ne samitin vijues edhe lidershipi kosovare te perfaqsoj Kosoves si shtet sovran.Kjo eshte ardhmerija e Ballkanit.

    Përgjigju
  • Ggg: 22/12/2019 03:11

    Hahaha po pse o kryeminister leshi thua qe e ule vucicin “pa kushte”.... po serbia eshte me e fituara ne kete mes sepse ju hap nje treg gjigand per te shitur prodhimet ndersa ne si gjithmone do e hame.... do cojme valuten ne serbi e do marrim gjithe mallrat serbe ketej.... si gjithmone kryeministrat tane na e kane futur e do na e fusin sa krahu sepse do shiten per ca para..... kush nuk e kupton se ca po ndodh do jete nje loqe shume i trashe....

    Përgjigju
  • iliri: 22/12/2019 01:01

    NUK mund te behet pengese kosova ,,,qe shqiperia te kete maredhenie te mira me serbine ne fushen ekonomike,,,,kosova eshte shtet tjeter,,dhe shqiperia nuk e detyron kosoven per asgje,,,nuk do te futet ne kete minishengen nuk ka problem e kane zgjedhur vete,,,por kosova nuk ka te drejte ti thote shqiperise mos u fut ti ,,se une I kam inat serbet,,,kosova mund ti kete inat serbet dhe 300 vjet,,,,c'fare do beje shqiperia te prese 300 vjet kur ti dali inati kosoves,,,kurre,,,shqiperia ka punet e saj prandaj eshte shtet I pavarur,,,EDI RAMA E KA KUPTUAR VONE KETE,,NE DUHEJ TE KISHIM BERE KETO MAREVESHJE ME PARE,,....//

    Përgjigju
    • Wayne: 22/12/2019 07:59

      Shqipëria gjithmonë ka perfitu prej marrveshjeve me sërbin... ironie off.

  • Flori: 22/12/2019 00:54

    Perpjaka e juaj per te prure paqe ne Evrop me duket e drent. Por pak I nxituar pasi ne radh te par Serbia duhet te kerkoj falje per krimet qe ka ber ndaj vellezerve e motrave Kosovare/e dhe gjithashtu ta njofi pavarsine.E pastaj mini shengeni

    Përgjigju
    • O FLORI ?: 22/12/2019 09:52

      NUK ESHTE DETYRA E KRYEMINISTRIT TE SHQIPERISE TI KERKOJ SERBIT TE KERKOJE FALJE PUBLIKE KOSOVES PER KRIMET E SERBISE MBI KOSOVE ! KJO ESHTE SKANDALOZE DHE IJNOTRANCE E TIPIT MESJETARE SHQIPERIA KA AXHETA EUROPIANE POASHTU EDHE BALLKANNIKE DHE ATE QE KA PATUR PER T'I THENE SERBISE EDI RAMA JA THA NE BEOGRAD PARA SYVE TE GJITHE SERBISE NDERKOHE QE ASJI LIDER KOSOVARE APO POLITIKANET SHQIPTARE SI SALI BASH META QE E SOLLLEN SERBI FAZLLIQ NE KRYE TE TAVOLINES NE MBLEDHJEN E SIGURISE SHTETIT (QE ESHTE NJI TRADHETI KOMBETARE ULJE POSHT E BREKEVE BER NGA SALI BERISHA PARA SERBIT ) NUK KA GUXUAR AS E SHQIPERI E AS NE KOSOVE KTO VITE TE FLASI NJI GJUHE TE TILLE ----- SOT JETOJME NE PAQE DHE GJUHA E PAQES NDRYSHON NGA AJO E LUFTES PRA PERDORET NJI GJUHE DIPLOMATIKE SEPSE NE SHQIPTARET S'MUNDE TE NGELEMI SI KOSOVARET PERJETESISHTE JEREZ TE EGER QE KERKOJME TI ZGJIDHIM POLITIKAT E SE KALUARES ME DHUNE ME LUFTE ME KONFLIKTE !!!!!!!!!!!!!!!! JO ! KOSOVA KA KAQ VITE E CLIRUAR DHE KISHTE BOLL KOHE TE KERKONTE KTE SERBISE SEPSE ESHTE DETYRA E SAJ TA BEJ SI SHTET PRANDAJ BOLLL LEHET SI MESJETARE SE PO SHKATERRONI JETE E POPULLIT SEPSE KTA POLITIKAE E TIPIT T SALI BERISHES ILIR METES -QE E KANE TRADHETUAR ME FAKTE SHQIPERINE PASKAN FUT EDHE IDIOTIN KOSOVARE NE TRASTE DHE PO E PERDORI NE DEM TE INTERESAVE TE SHTETIT TE KOSOVES SIEDHE MBARE SHQIPTRAEVE ! RAMUSHI NUK MUNDET TE PERDORE SI FASADE KRIMET E SERBISE SOT PER TI SHERBYER PIKERISHTE VET SERBISE DUKE DESTAQBILIZUAR POLITIKEN - TERHEQUR PER HUNDE SI ARIU I ARIXHUT PREJ BANDES SERBE NE POLTIKEN SHQIPTARE TRESHES FAMEKEQE -SALIBASHMETA - PER TE CILET PARIOTET PREJ KARTONI ME QELESHI IDIOTI RAMUSHI ETJ SI AI - RRIN E UK FLASIN ASNJI FJALE EDHE KUR BERISHA FURNNIZOJ MAKINERINE E LIFTES SE MILLOSHEVICIT QE BERI MASAKRA NE KOSOVE ! PER CILIN PRA RECAKE E VIKTIME NA FLET RAMUSH MASHTRUESI ? MIKU I KRIMINELIT TE KOMBIT SHQIPTARE SALI BERISHA KY NA QEKA PATRIOTI DRU ME PRE I KOSOVES ? SEPSE MJERISHTE NE KEMI KAQ SHUME TRADHETARE NE SHQIPERI QE LEHIN NNE KORE ANNDEJ E KENDEJ SHQIPERISE NE SHQIPTARET SDUHET TE LEJOJME KURR QE ESADISTET E KULTIVUAR NGA SERBO-GREKU E FINACUAR NGA QARQE ANTISHQIPTARE TE HEDHIN E GROPE SHQIPERINE E KOSOVE DHE JETEN E SHQIPTAREVE PRANDAJ BOLL U TREGUAT KAQE INJORANTE PERPARA GJITHE BOTES SE LATE NAME -NA TURPERUAT ME KTE INJORANCE TE PASHEMBULLT SHQIPTARET S'DO LEJOJNE KURR TI MARRI TURMA E INJORATEVE PERPARA E HUDHI NE GREMINE DHE AS TURMAT E ESADISTE QE MJERISHTE JANE GJALLUR NE SHQIPÜERI E KOSVE

  • Faik: 22/12/2019 00:53

    Edvin HAJDUT Rama êshtë njësoj në VJEDHJE dhe GRABITJE me KRYEHAJDUTÊT e tjerë të PD dhe LSI , siç janë : Petrit KRYEHAJDUT Vasili , Tritan KRYEHAJDUT Shehu me PRESH në By.hë , Vangjel KRYEHAJDUT Tavo , Lul KRYEHAJDUT Basha , Ridvan KRYEHAJDUT Bode , Sali KRYEHAJDUT Berisha , Genc KRYEHAJDUT Ruli , Edmond KRYEKUSAR Haxhinasto, Ilir KRYEHAJDUT dhe KRYEKUSAR Meta , Etj Etj Etj Etj Etj Etj NAÇO dhe PALAÇO HAJDUTÉ të Politikës 29 Vjeçare , të mbushur me HORRA , HAJDUTÉ dhe lloj lloj DOBIÇASH që mbart kjo TOKË !! Prandaj O Popull i MALLKUAR dhe Militantë të Thekur BOLL ju bëtë “FRESK” Kryetarëve të Partive si Edvin HAJDUT Rama dhe Lul KRYEHAJDUT Basha , sepse latë KOKRRËN e NAMIT në SHEKULLIN e 21 !! !!!!!!! Shikoni Familjen tuaj dhe Xhepat tuaj O Popull , sepse Edvin HALE Rama me Një FIRMË të Vetme i VJEDH dhe GRABIT 20 MILION €URO sa hap e mbyll SYTË !!!!

    Përgjigju
  • Klodi: 22/12/2019 00:17

    Fjalt e para te artikullit vetem kosova dhe bosnja sdo mini shengenin. Siku sesht as i gjo. Po kosova esht ne shqiptaret kush esht kosova ? Turp te ket rama bes prem. Njeri i keq e besun njerzit e shkret.

    Përgjigju
  • Shqiperia dhe shqiptaret: 21/12/2019 23:21

    Edhe njiher shqiptaret e Kosoves te nxitur nga reaxioni shqiptare ne Shqiperi , dhe Cfaqjen me te turpeshme para Opinionit Ballkanik dhe atij Europian , duke treguar , mosppjekuri , paaftesi per te ndryshuar te ardhmen e popujve ne Ballkan , por edhe percarje e turpeshme mes shqiptareve ,mes shteteve Shqiptare , duke denuar keshtu veten para gjithe Botes . Cdo thone gazetat e Botes neser ? Ja pra se Kush jane egersirat e Kosoves , ata nuk njohin Boten e Civilizuiar dhe nuk Rrespketojne institucionet ,Paqen , por i fryne ne cdo kohe Konflikteve dhe Zjarrit !!!!!!!!!!!!!!!!!!!! ----- Sulmet e disa liderve kosovare dhe bishtave te tyre , treguan jovetem percarje por edhe injorance oara te gjitheve . Mos na nxirrni zorret me ju Kosovare per Patriotizem , mos akuzoni me dike tjeter per Tradheti , sepse ju tradhetoni gjithcka , edhe vet te Ardhmen dhe popullin tuaj . ------ Nqs do ishit fare pak Patriote xerro % te asaj qe eshte Edi Rama , edhe nqs do kishit mosmarreveshje ,pika mostakimi ne lidhje me Shenkenin Ballkanik , s'ishte e nevojeshme te cirreshit si Histerike Medieve te mero bazes , ktij prostitute kazai ,qe nga njera ane lepin Grekun e Serbin ,me temat qe mbush Halene Tema dhe ga ana tjeter lkuan bythen e tij prej pederasti , duke ber gjasme poltiken e te drejtit . Tipike kjo tinzari qe e shekuj ka shkaterruar e shitur shqiptaret , --pra nqs do kishin keqkuptime mundet si Shqiptare te takoheshin ne Shtepin e Shqiptareve dhe bisedonin e kordionin gjithcka , por jo te cirreshin e kore ga Prishtina duke i treguar Botes Antishqiptare se ja kush jemi ne . ne se duam Shqiperine dhe do bejm politikat serbe , sepse keshtu mundet te qedrojme ne politike, pra kjo meyre e Histeri kunder Rames ne opinione ska te bejme patriotizem fare ,nuk eshte Tradite e shqiptarit ,qe cfar ben ne shtepi tja tregoje komshive jashte etj etj . Ramushi eshte qeni e salih berishesh edhe i metes , dhe nqs eshte i ktyre ,eshte perdorur nga kta kriminele qe i trembe SPAK-ut duke kerkuar te destabilizojne Shqiperine por me kot lodhen jane nen kontroll te gjithe dhe skan ku te levizin me bythen . -- Kjo maskarade qe kto banda atishqiptare ne Shqiperi e Kosve treguan sot para Botes , ka pe rti kushtuar shume Kosoves ne radhe te pare por edhe Shqiperise ne integrimin e tyre ne BE E gjitha kjo maskarade shqiptaresh tregoj se poshte ,sa ordiner jane shqiptaret , politikanet kososvare banda salibashmuta ne Shqiperi , te vcilet per inetresat e tyre personale kerkojne ti presi rrugen te Ardhmes se shqiptarevedhe se Te Huajt i kane plotesishte ne dore shqiptarret , politikanet e kosoves por edhe kta shqiptare tashme te njohur bsalibashmuten , qe KM jone Vizionar ka 7-vjet ne pushtet qe i bo sehir dhe lejon te bejne cfar i do bytha tyre me Shqiperine ! Kjo sjellje naive dhe tolerannce e pakuptueshme e KM sHQIPTARE vs bandes salöibashmuta , rrezikon te coj Shqiperine ne katastrofe te paparashikushme . Edi Rama nuk shikon e njeh siduhet rrezikun qe sjellin per Shqiperine e Kosoven liria e krimielave dhe Antishqiptareve sali berisha -lulzim basha ilir meta . Ku po e con shtetin ky paqesor idiot ,duke ber sehir se si kjo bade po shkaterron shqiptaret andej e ktej kufirit dhe se ky ka pergjegjesi te madhe per kte katraure qe paqja e ktij nejriu po i afron Shqiperise . Mblidh mend dhe vepro o njeri se po a merr me qafe me meftesine tende e konceptin ted mbi Shtetin . Nuk ke anji institucion nen Kontroll si qeverri . Akoma gjysmen e Institucionit te Drejztesise e kan ushtaret e sali berishes dhe ti be batuat medieve per 7-vjet me radhe e kjo eshte skandaloze je njeri KM me nji shtet inexzistent qe e ke shndruar Qeverrine ne Ministri Ndertimi . Tjeter institucion nuk ka ky shtet . dhe kjo eshte skandaloze ,prandaj kercejn kafshet medieve dhe tv. cdo dite se ti i lejon se je i papergjgjeshem

    Përgjigju
  • Kafsha: 21/12/2019 20:57

    Koha e shumepritur. Me shekuj duke u ngrënë me njeri-tjetrin. Tani eshte koha e arte qe fqinjet të gjithe se bashku të jemi pranë njeri-tjetrit. ❤️

    Përgjigju
  • Lui: 21/12/2019 19:24

    Kosova po e ben si PD. Dmth ne vend qe te marrin pjese neper te tilla takime e te shtrojne shqetesimet qe kane, keshtu edhe Serbia do detyrohet te pranoje disa kushte, Kosova i bojkoton ashtu sic beri PD me institucionet ne Shqiperi e tani qahen se Rama po merr te gjitha institucionet. Nese Kosova vazhdon bojkotin, nuk ben gje tjeter vetem sa avantazhon Serbine.

    Përgjigju
  • Bruno: 21/12/2019 18:09

    Mini shengen eshte shume i mirepritur per exportet tona. Po kush di te thote cfare exportojme ne ?

    Përgjigju
  • Hi: 21/12/2019 16:13

    Zoti Edi Rama ta baft zoti hallall

    Përgjigju
  • Arifi: 21/12/2019 15:28

    FALEMINDERIT Z .VUCIC PER NDIHMEN QE O NA JEP NE KETO MOMENTE TE VESHTIRA,,,MIKU I MIRE NJIHET NE DITE TE VESHTIRA,,,KJO ESHTE ZEMERMIRESIA DHE XHYMERTLLIKU I POPUJVE SLLAVE,,E KEMI KETE EKSPERIENCE NGA GJYSHERIT TANE KUR NE SHQIPERI ISHIN RUSET,,,EDHE VETE UNE KAM PASUR KONTAKTE ME SERBE,,NJEREZ ME TE KULTURUAR E XHYMERT ZOR SE GJEN,,,HAJDE Z.VUCIC SA HERE TE DUASH NE SHQIPERI,,POPULLI SHQIPTAR I SHQIPERISE E RESPEKTON POPULLIN SERB,,NE DUAM TE BASHKEPUNOJME SA ME SHUME ME FQINJET PER TE RRITUR EKONOMITE TONA ,,DHE PUNESIMIN E NDERSJELLTE,,KUSH NUK DO TE SHKOJE ANDEJ NGA KA DALE.....EDHE NJE HERE FLEMINDERIT Z.RAMA,QE ORGANIZOVE KETE TAKIM SHUME TE MIREPRITUR NE SHQIPERI....

    Përgjigju
    • Arbëri: 21/12/2019 17:30

      Ti e njef interesin por jo edhe serbin, pasi ta ha bukën tënde ai të therrë pas shpine...!!!

  • Klodi: 21/12/2019 15:26

    Un jam me sh gjera me ramen dakord po me kto serbt ja ka fut kot ose esht i shit

    Përgjigju
  • Leider i Evropes: 21/12/2019 15:12

    NUK Ju duhet vene faje qe ste kuptojne z.Kryeminster Edi.. Furnizoji me Abetare ne Gjuhen Shqipe ata qe ste kuptojne..

    Përgjigju
  • Cna gjeti: 21/12/2019 14:50

    Kosovar duhet te degjonte liderin largpames Edi brekushe mashtruesin qe me politiken e tij ka mahnitur Europen

    Përgjigju
  • asl: 21/12/2019 14:38

    Mbas shume vitesh Shqiperia krenohet se ka nje udheheqes te zotin qe Evropa e vlerson punen e tij.Sa per peço vasilin lere te lehë se ështe qen gjahu i mire.Forca Rama me ty jemi.

    Përgjigju
  • Sonila: 21/12/2019 12:13

    Bravo RAMA JE NJE LIDER I VERTETE,,SA ME MIRE TI KEMI MAREDHENIET ME KOMSHIJTE TANE,,ME TA DO I QAJME HALLET NE RASTE NEVOJE,,PA HARRUAR DHR ALEATET TANE...

    Përgjigju
  • Arben patrioti: 21/12/2019 12:10

    BRAVO RAMA JE NJE LIDER I VERTETE,,I BALLKANIT DHE EUROPES,,QENTE E KOSOVES LE TE LEHIN KARVANI TE SHKOJE PERPARA...

    Përgjigju
    • Feliks: 21/12/2019 22:58

      Me mire qen SHqiptar se pseudo SHqiptar si ty o plere.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja