Masakra e Selenicës, qeveria rriti dënimet për armëmbajtje pa leje, Gjykata Kushtetueses e uli me 3 deri në 5 vite (VIDEO)

Tiranë- Armët në Shqipëri vazhdojnë të marrin jetë njerëzish si dhe në rastin e tragjedisë së fundit me 8 viktima në Resulaj të Vlorës. Por sistemi i drejtësisë edhe këtu ka peshën e tij, pasi ndryshimet ligjore të miratuara në parlament të cilat rrisnin dënimet deri në 15 e 20 vite për armëmbajtje pa leje u shfuqizuan nga Gjykata kushtuese më 26 shkurt të 2016 pasi për këto dënime të rritura u ankua Gjykata e Apelit në Vlorë.

Qeveria shqiptare me ligjin 98 datë 31.7.2014 vendosi të ashpërsojë dënimin për armëmbajtje pa leje. Këto ndryshime asokohe u propozuan nga ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili rriti marzhet e dënimit nga 5-15 e deri në 20 vite burg për ata persona që kapeshin me armë pa leje, municione dhe lëndë plasëse.

Këto masa u shoqëruan dhe me një aksion për mbledhjen e armëve ku nuk mungoi as kritika për këngëtarët të cilët në videoklipet e tyre përfshinin skena të dhunshme dhe përdorimin e armëve.

Këto dënime të ashpërsuara deri në dy dekada në qeli për armëmbajtje pa leje u dërguan në Gjykatën Kushtetuese.
Por si u rrëzuan këto dënime të larta dhe pse situata me armëmbajtje në Shqipëri është shqetësuese prej dy dekadash dhe çdo muaj armët sjellin si pasojë në vend sëpaku 5-10 viktima pa llogaritur të plagosurit apo kërcënimet për jetën.
Ishte gjykata e Apelit në Vlorë ajo që i kërkoi gjykatës Kushtetuese të shfuqizojë pikërisht nenet e miratuara nga parlamenti që rrisnin marzhet e dënimit.

Kjo kërkesë e gjykatës së Apelit të Vlorës u pranua nga Kushtetuesja, dhe pse rezulton se Gjykata e Apelit në Vlorë ka liruar nga qelitë kriminelë apo persona të rrezikshëm edhe pse ata janë kapur me armë ndër vite.

Nga 26 shkurti 2016 me votat e gjyqtarëve të cilët sot në pjesën më të madhe janë shkarkuar nga vettingu pasi nuk justifikonin pasurinë dhe kishin kontakte me krimin, gjykata kushtetuese vendosi të ul dënimet për armëmbajtje pa leje.
Në këtë situatë kur masakra e Selenicës nxori në pah se arma pa leje shkakton tragjedi me 8 viktima, përgjegjësia sëpaku morale e gjyqtarëve të shkarkuar nga vettingu mbetet bosh pasi Kushtetuesja e cila ka vendosur për fatet tona sot nuk ekziston më si një gjykatë me gjyqtarë të padenjë për të dhënë vendime, siç kanë bërë edhe me vendimin për armëmbajtje pa leje.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gfbbbd: 13/08/2018 16:54

    Qe kur qeveria miraton ligje?! Medioker.

    Përgjigju
  • Mario: 13/08/2018 16:44

    Jo 15, jo 20. Skane faj armet, fajin e kane njerezit, e njerezit do edukuar do shkolluar, do investuar ne brezin e ri. Do hapur qendra argetimi parqe lulishte e fusha sportive. Do investuar tek brezi i ri. Ketu ajd risim vitet e burgut e u mbyll problemi. Jo mor jo. Beni parqe, kende sportive mos grabisni tokat e beni pallate, kulla, bingo e kazino. Qeveritaret po vrasin, ne qe votojme kete klase politike jemi bashkefajtore,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja