Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një status në rrjetin social ‘Facebook’, ku ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në Selenicë pak orë më parë.

“Ky është një krim horror  në përmasat e një masakre, duke dënuar këtë akt makabër dhe shprehur ngushëllimet e mia për familjarët për këtë humbje të rëndë”, është shprehur Berisha në ‘Facebook’.

Ndërkohë forcat e policisë, Renea dhe FNSH kanë rrethuar fshatin që prej disa orësh për të bërë të mundur kapjen e autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pak pasi ekzekutoi me kallashnikov të afërmit e tij, pjesë e një trungu familjar.

Postimi i Bërishës:

Te dashur miq, nje krim horror ne permasat e nje masakre, ne te cilen u vrane 8 qytetare, femije, burra, gra dhe u plagosen disa te tjere, ndodhi kete mbasdite ne Selenice te Vlores.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt makaber dhe uruar sherim te plagosurve, shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjareve, te afermve, miqve dhe komunitetit te Selenices per kete humbje te rende dhe shokuese.

Une lutem sonte se bashku me ta qe shpirtrat e njerezve te tyre te dashur te gjejne paqen e merituar! Amin!!! sb


Postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha