TIRANË- Në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, kryeministri Edi Rama është shprehur se sot pas 25 viteve nga masakra e Srebrenicës, duhet të shkohet përtej përkujtimit dhe fjalëve, por të nxirret një mësim, gjë e cila sipas tij nuk ka ndodhur. Atë se çfarë ka ndodhur në Srebrenicës në 1995 ku njësi serbe vranë atje mbi 8.000 djem dhe burra myslimanë, Rama e lidh edhe me luftën në Kosovë disa vite më vonë, por pavarësisht kësaj ende askush nuk është vënë përpara drejtësisë. "Shkrimi i historisë me qëllim të keq mund të çojë në të njëjtat gabime", shkruan Rama, kjo sepse nuk janë nxjerrë mësime nga këto "gabime", pasi "krime po bëhen përsëri".
“Shkalla dhe egërsia e këtij gjenocidi është një tragjedi që rëndon sot mbi shpirtin tonë, edhe 25 vite më vonë. Unë shpreh respektin ndaj viktimave që u vranë pa mëshirë dhe ofroj ngushëllimet e mia të thella për familjet e atyre që humbën jetë. Rishkrimi me qëllimin e keq i historisë mund të çojë në të njëjtat gabime dhe krime që po bëhen përsëri. Gjyqtarët lokalë dhe ndërkombëtarë kanë dokumentuar atë që ndodhi në Srebrenicë dhe rrethinat e saj në vitin 1995. Kjo nënvizon domosdoshmërinë e dhënies së drejtësisë. Mosndëshkimi nuk është opsion. Ne gjithmonë themi se Srebrenica nuk duhet të përsëritet kurrë, por vetëm disa vite më vonë pati një konflikt shkatërrues në Kosovë. Përgjegjësia për krimet u takon atyre që i kanë kryer. Por, shoqëritë janë gjithashtu fajtore nëse ato nuk kujtojnë dhe nuk mësojnë nga leksionet e asaj që ndodhi në Srebrenicë", shkruan Rama.
I të njëjtin mendim, që ngjarje të tilla të mos harrohen, pasi në të kundërtën do të përsëriten, ka qenë edhe presidenti Ilir Meta. Në reagimin e tij, kreu i shtetit është shprehur se nuk duhet të lejohet më kurrë helmimi dhe përçarja e popujve. Para 25 vjetësh ndodhi në Srebrenicë krimi më i rëndë në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore: njësi serbe vranë atje mbi 8.000 djem dhe burra muslimanë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 korrik të vitit 1995. Gjenocidi që pati për objektiv popullsinë myslimane të vendit, u krye nga forcat serbo-boshnjake, edhe me ndihmën e ish-Jugosllavisë. Trupat e viktimave u hodhën nëpër varre masive dhe pyjet përreth, teksa identifikimi i tyre vazhdon edhe sot
Po ik se spo te pyet njeri ty jep men ti. Shiko problemet qe ka Shqiperia ate bej kur te jesh ne rregull dil e boj analiza per Sebrenicen e te tjera.
PërgjigjuVuqiqi është pjesmarrës i asaj masakre së bashku me sheshelin e denuar nga Gjykata e Hagës
Përgjigju