25 vite nga Masakra e Srebernicës/ Meta: Të mos lejohet më kurrë helmimi dhe përçarja e popujve

25 vite nga Masakra e Srebernicës/ Meta: Të mos lejohet më kurrë helmimi dhe përçarja e popujve

Sot shënohet 25-vjetori i masakrës së Srebrenicës, ku presidenti Ilir Meta ka kujtuar këtë ditë si një ngjarje për të mos u harruar kurrë dhe përcjellë ndër breza mesazhin që mizori të tilla të mos ndodhin më. Meta bëri thirrje për forcim të bashkëjetesë etnik dhe fetare në mënyrë që të mos lejohet më kurrë helmimi dhe përçarja e popujve dhe kombeve të rajonit.

Presidenti shkruan se duhet të forcohet bashkëpunimi dhe bashkëjetesa për të ecur përpara drejt të ardhmes së përbashkët në Bashkimin Europian.

"Masakra që ndodhi në Srebrenicë 25 vjet më parë, ishte gjenocid i një shkalle të paprecedentë në zemër të Europës, që nuk duhej të ishte lejuar të ndodhte. 11 korriku 1995 shënon një moment historik të rëndësishëm dhe të paharruar për të gjithë ne. Ndërsa sot kujtojmë viktimat e pafajshme dhe të gjithë ata që pësuan tmerre të paimagjinueshme në gjenocidin e Srebrenicës, duhet të reflektojmë dhe t'i shqyrtojmë me shumë kujdes veprimet tona, për t'u dërguar një mesazh të qartë brezave të ardhshëm, për të mos i harruar dhe për të mos i lejuar kurrë më të tilla mizori të ndodhin në rajonin tonë. Është e një rëndësie jetike që bashkëjetesa etnike-fetare dhe kulturore të ruhet e të forcohet, pa lejuar askënd të helmojë dhe të përçajë popujt dhe kombet tona, qoftë edhe duke ricikluar ide që sjellin ndërmend shpërnguljet masive, në mënyrë që tragjeditë e përjetuara t’i përkasin vetëm të kaluarës së hidhur por jo shumë të largët të rajonit. Duke ju bashkuar sot lutjeve për shpirtrat e viktimave dhe dhimbjes së patreguar që përjetuan popujt dhe kombet e Ballkanit, në nderim të kujtimit të tyre, duhet të forcojmë bashkëpunimin dhe bashkëjetesën për të ecur përpara drejt të ardhmes së përbashkët në Bashkimin Europian", shkruan Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 11/07/2020 12:06

    Çna e nxirrni kete fytyre te ndyre vrasesi,hajduti dhe te korruptuari! Ky fans i djegur e i pjekur i filmave te Jugosllavise titiste,ky degjenerate i mjeruar qe na e bene peshqesh "sekti Rilindje RuçiRama".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë