Masakra e Tuluzit, vdes vrasësi
Qëllohet me një plumb në kokë

Masakra e Tuluzit, vdes vrasësi <br />Qëllohet me një plumb në kokë
TOULOUSE (FRANCË) - Muhamed Merah, i dyshuar si autor i masakrës së Tuluzës ka vdekur. Fillimisht lajmin e ka konfirmuar prokuria dhe më pas, zyrtarisht edhe presidenca franceze, e drejtuar nga Nikolas Sarkozy.
Ka qenë ministri i brendshmëm, Claude Geant, i cili ka dhënë detaje për vdekjen e 23 vjecarit, gjatë rrethimit të të cilit u plagosën tre policë.
Sipas ministrit, Merah ishte fshehur në banjon e apartamentit të tij. Sapo ka pikasur policinë, që ka hyrë në shtëpi, 23 vjecari hapi zjarr mbi efektivët dhe me armë në duar u hodh nga dritarja.

Për më shumë se 31 orë ai ka qëndruar në apartament i rrethuar nga policia.
Breshëri të shtënash dhe shpërthime u dëgjuan për pesë minuta pranë apartamentit. CNN citon se më pas ai u gjet i vdekur në tokë, ndërsa policia mësohet të ketë përdorur mbi 300 fishekë për kapjen e aktivistit të Al-Kaedës.

VRASJET
Merah, 23 vjeç, me shtetësi franceze, por me prejardhje nga Algjeria, dyshohet për vrasjen e tre ushtarëve francez këtë muaj, si dhe për vrasjen e katër personave në shkollën hebraike të Tuluzit më 19 mars.Në mesin e viktimave të tragjedisë së fundit ishin tre fëmijë dhe një i rritur.
Merah ka pranuar se ka lidhje me Al Kaidën. Ai ka thënë se i ka bërë vrasjet për t’u hakmarrë ndaj akteve që kanë kryer ushtarët francezë në Afganistan dhe për fëmijët palestinezë, që kanë humbur jetën në konfliktin me Izraelin.

(aq/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij