Masakra, Luiza Xhuvani lë
mandatin: Drejtësia le të veprojë

Masakra, Luiza Xhuvani lë<br />mandatin: Drejtësia le të veprojë
TIRANE-   Deputetja e Partisë Socialiste Luiza Xhuvani i ka dorëzuar kryeministrit Rama dorëheqjen nga mandati i saj i deputetes në Sarandë, pas masakrës në Tiranë ku katër persona humbën jetën, ndërsa për këtë është arrestuar dhe djali i saj, Konstandin Xhuvani, si i dyshuari kryesor për ngjarjen. Mes lotësh e dhimbjes si nënë, e veshur në të zeza Luiza Xhuvani kërkoi që drejtësia të veprojë ashtu siç e parashikon ligji.
 
Duke shprehur qëndrimin e tij për ngjarjen, kryeministri Rama tha se në 23 qershor ka përfunduar koha kur kishte një shtet për fëmijët e politikanëve dhe shtet për të tjerët.
Duke e vlerësuar si grua, artiste, por edhe politikane, Luiza Xhuvanin, Rama tha se ajo është shembulli i etikës në politikë, dhe “Dorëheqja e Luizës t’i vlejë politikanëve e gjykatësve”.
 
Kreu i qeverisë tha se ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm, ka prekur të gjitha familjet shqiptare, ndërsa duke theksuar se ligji është i barabartë për të gjithë tha se “Kostandin Xhuvani do ta ketë shumë të gjatë rrugën e kthimit në shtëpi”. Fjala e plotë e kryeministrit Rama

Luiza Xhuvani: Mos i ndodhtë asnjë prindi ajo që më ndodhi mua
“Fjalët nuk më mjaftojnë për të shprehur dhimbjen dhe drithërimat e shpirtit! Dhimbje për katër jetët e humbura! Dhimbje për familjarët e atyre, që sot vajtojnë bijtë, që nuk jetojnë më! Sigurisht, dhimbjen e një nëne që sot e ka të pamundur të mbajë fajet e të birit. E kuptoj se, sot, gjëja më e lehtë dhe e thjeshtë është të fajësosh prindërit e familjen e Kostandinit. Edhe pse nuk bëhet fjalë për një fëmijë, por për një burrë 26 vjeç. Edhe unë, edhe Gjergji përfaqësojmë një familje që nuk ka asnjë lidhje me krimin. Të dy njerëz të lidhur me artin dhe kulturën, të përkushtuar ndaj profesionit. Prindër, që si çdo prind dëshiron më të mirën për fëmijët e vet, por mesa duket paskemi qënë të pafat në këtë drejtim.

Ngjarja e ndodhur sot në të gdhirë është një ngjarje tragjike. Por ajo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me familjen e Kostandinit. Nuk ka lidhje as me prindërit e tij, as me mandatin që unë, nëna e tij, ushtroj. Janë 4 familje që sot vajtojnë humbjen e njerëzve të tyre më të shtrenjtë. Janë 4 familje që sot kërkojnë drejtësi. E drejtësia duhet të bëjë drejtësi.

Drejtësia duhet t'i trajtojë të gjithë të barabartë përpara ligjit. Kush është prind më kupton. Kush është nënë më kupton edhe më mirë. Kostandini është djali im dhe pavarësisht të gjithave do të mbetet djali im. E, pikërisht, se një nënë duhet të gjendet pranë fëmijës edhe në momente tragjike si këto, me bindjen se drejtësia duhet të veprojë me rreptësi ndaj çdokujt që shkel ligjin edhe kur behet fjalë për fëmijën tënd, për t’i hequr çdolloj alibie çdokujt që mund t’i shkojë nëpër mend se ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë, në pamundësi për të vazhduar t’i shërbej dhe t’i dedikohem zonës që më ka zgjedhur, duke kërkuar ndjesë, kam paraqitur Kryeministrit të vendit dhe Kryetarit të PS, dorëheqjen time si deputete e Sarandës.

Mos i ndodhtë asnjë prindi kjo që më ka ndodhur mua. Mos i ndodhtë askujt ajo tragjedi që ka ndodhur sot në të gdhirë. Jam nëna e Kostandinit dhe ai do të jetë gjithmonë biri im. Nuk mund ta mohoj se ai është gjaku im. Do të tërhiqem në thellësinë e dhimbjes me peshë të parehabilitueshme. Drejtësia le të bëjë drejtësi!”, u shpreh Xhuvani mes lotësh para mediave.




rama
luiza xhuvani

Rama: Familjarët duan drejtësi për ngjarjen kriminale
Kreu i qeverisë tha se ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet ku mbetën të vrarë 4 persona, ka prekur të gjitha familjet shqiptare, ndërsa ka theksuar se ligji është i barabartë për të gjithë.
 
“Qysh në sekondën kur mora lajmin e rëndë për këtë ngjarje ishin prindërit e të vrarëve dhe prindërit e autorëve të dyshuar që më erdhën në mëndje. Arrij ta kuptoj se ç’mund të ndjejnë nënat, baballarët, të afërmit e miqtë e 4 të vrarëve, por edhe për faktin se i dyshuari kryesor i policisë për vrasjen e tyre është djali i një deputeteje. Ky fakt e bën të pamundur edhe për opinionin publik që të mos jetë i pandjeshëm ndaj një krimi që i mori jetën 4 personave”, tha Rama.
 
Rama: Koha e dyfytyrësisë së qeverisë ka mbaruar
Duke shprehur qëndrimin e tij për ngjarjen, kryeministri Rama tha se në 23 qershor ka përfunduar koha kur kishte një shtet për fëmijët e politikanëve dhe shtet për të tjerët. Kreu i qeverisë u ndal edhe tek rastet e ndodhura gjatë këtyre viteve në vendin tonë, ku familjarë e të afërm të qeveritarëve kanë qenë të përfshira në ngjarje si ajo e Gërdecit, apo e 21 Janarit, ndërsa theksoi se tashmë drejtësia do të veprojë njësoj për të gjithë.
 
“Historia e gjithë këtyre viteve të vështira gjatë viteve të krimit ka gjetur të përzier edhe fëmijët e njerëzve të politikës. Fëmijët e njerëzve të politikës në gjithë këto vite kanë qenë të përzierë për të përbaltur prindërit e tyre, nuk ka qenë një histori e denjë as për vendin e as për politikën.
 
Kjo histori papastërtie sociale ka krijuar tek njerëzit e zakonshëm idenë se ka një ligj për fëmijët e tyre, e një për fëmijët e politikanëve. Apo se ka dy shtete, një për politikanët e familjet e tyre, e një për njerëzit e tjerë. Shkurt një Shqipëri për fëmijët e njerkës popull, e një Shqipëri për fëmijët e nënës politikë. Unë nuk e di sesa nga fëmijët e politikanëve që u bënë pjesë e historisë së krimit në këto vite, e sa prej tyre janë pre e situatave. Por sot unë di me siguri se koha e dyfytyrësisë së qeverisë me kundravajtësit ka marrë fund me 23 qershor. Koha e djalit që nxirrte babën përpara për të mohuar baxhanakun e tij nga foltorja e kuvendit ka marrë fund.
 
Ka mbaruar koha e kryeministrit që çonte truprojat e veta për të blerë me para përkrahjen e familjes së një të vrari në 21 janar. Nuk e di çdo kishte bërë qeveria e asaj kohe nëse në një vrasje në një lokal nate do ishte përfshirë djali i një politikani prej tyre”, u shpreh kreu i qeverisë.
 
Rama: Drejtësia e barabartë për të gjithë
Kreu i qeverisë Edi Rama i ka kërkuar sërish drejtësisë që të bëjë punën e saj, duke vendosur para ligjit përgjegjësit, dhe duke i trajtuar ata të barabartë. Ndërkaq, kryeministri Rama vlerësoi punën e Policisë së Shtetit për arrestimin e të dyshuarve për vrasjen e 4 personave në një lokal nate në kryeqytet mëngjesin e sotëm.
“Sot u provua se Policia e Shtetit është në krye të detyrës ndaj kujto qoftë që i del përpara si objekt i punës së saj. E kam fare të pamundur ta mendoj se në atë kohë do të ndryshonte ndonjë gjë, rruga e qeverisë për fëmijët në fjalë nga rruga e qeverisë që nxori në rrugë vrasësit e 21 janarit. Nëse herët e tjera e kam ngritur zërin ndaj gjyqtarëve për të vendosur drejtësi, nuk do ta ul sot”, tha Rama.

rama
 
Rama: Dorëheqja e Luizës t’i vlejë politikanëve e gjykatësve
Duke e vlerësuar si grua, artiste, por edhe politikane, Luiza Xhuvanin, Rama tha se ajo është shembulli i etikës në politikë, dhe “Dorëheqja e Luizës t’i vlejë politikanëve e gjykatësve”. Ndërsa duke ritheksuar se ligji është i barabartë për të gjithë tha se “Konstandin Xhuvani do ta ketë shumë të gjatë rrugën e kthimit në shtëpi”.
 
“Nëse mesazhi i tërheqjes së Luiza Xhuvanit duhet t’i shërbejë si shembull politikës, duhet t’i shërbejë edhe gjykatësve të vendit si dëshmi se çfarë ka ndryshuar në këtë vend. ligji është njësoj për të gjithë fëmijët. Zyrat janë tonat, pushteti është i popullit, fëmijët janë tanët, dhe drejtësia është e barabartë për të gjithë. Djali i Xhuvanit nuk është fëmijë, është një burrë 26 vjeç, është tragjedia e gjallë e dy prindërve të mrekullueshëm. Gojët e mbushura plot që u zbrazën sot ndaj Xhuvanit, nga opozita, e cila e la vendin të rrënuar i përkasin e jetës së ulët. Ndërsa nënës që i ra sot për pjesë, të përjetojë këtë situatë, u tërhoq. Sot janë dy prindër tragjikisht fatkeqë që tani më duhet ta jetojnë jetën e tyre si një film tragjik deri në fund të jetës, pasi Konstandin Xhuvani do ta ketë shumë të gjatë rrugën e kthimit në shtëpi”.



(Deklarata e plotë e Luiza Xhuvanit dhe kryeministrit Edi Rama)
 

Si ndodhi ngjarja
Sipas policisë  në orën 04:00 të mëngjesit në lokalin “Ante Grand”, i ndodhur në Rrugën e Elbasanit në Tiranë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë duke bërë rrethimin e lokalit, të zonës përreth dhe shoqërimin e personave prezent në vendngjarje.

Nga hetimi paraprak ka rezultuar se në këtë lokal nate pas një konflikti të çastit midis disa shtetasve, konflikt i cili më pas ka përshkallëzuar edhe me përdorimin armëve të zjarrit.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen 4 shtetas. Viktimat janë: Edison Jaho , vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Enea Xhaj, vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Arbër Demiraj, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Ky i fundit eshte djali i ish-prokurorit te Apelit, Skender Demiri. Po ashtu i vdekur ka mbetur edhe Giampaolo Azzolo, 60 vjeç, me shtetësi dhe kombësi italiane dhe që besohet se nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Policia ndaloi në kohë reale si të dyshuar për këtë ngjarje tre persona. Ata janë Kostandin Xhuvani, 25 vjeç, djali i deputetes socialiste Luiza Xhuvani. Ai është i përfshirë edhe më parë në një precedent vrasje në Tiranë, kur në 2011 u dënua me dy vite burg për vrasjen e Alfred Musabelliut. I ndaluari i dytë është Erald Sida 24 vjeç, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjeç.


Reagimi i politikës për masakrën

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë